Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) do të mbajë një konferencë për shtyp në Qendrën e Kulturës “Kino kultura” (rr. Luj Paster, nr. 3, Shkup), më 22.11.2019. (e premte) në orën 11:00.
Në konferencën për shtyp do të prezantohen rezultatet e hulumtimeve në lidhje me procedurën dhe kriteret për shpërndarjen e mjeteve për universitetet publike dhe institucionet shkencore, bazat ligjore për rregullimin e rrogave të punonjësve, si dhe analiza e rrogave të punonjësve në departamentin e arsimit të lartë dhe shkencës, nga të cilat qartë shihen pasojat e politikës shumëvjeçare joadekuate të financimit të këtyre sektorëve.
Hulumtimi është realizuar në kuadër të projektit “Transparenca dhe llogaridhënia financiare në arsimin e lartë dhe në shkencë në RMV”. Projekti është mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
Në konferencën për shtyp rezultatet e hulumtimit do t’i prezantojnë prof. dr. Mirjana Najçevska, prof. dr. Mimoza Ristova, dhe prof. mr. Maja Stevanoviq. Konferencën për shtyp do ta udhëheqë prof. Maja Stevanoviq, kryetare e SPA.