Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Dhjetë rrjete të shoqatave të qytetarëve do të mbajnë një konferencë për shtyp të mërkurën, më 27.11.2019 në orën 09:30, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (hyrja nga ana e Shtëpisë së Armatës), ku do të bëjnë thirrje për zgjedhje urgjente dhe emërim të kuadrove në disa institucione dhe organe nga Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Zgjedhja dhe emërimi i disa organeve ka ngecur në Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, dhe për këtë arsye këto institucione nuk mund t’i përmbushin përgjegjësitë e tyre, t’i zbatojnë reformat në fushat e tyre dhe t’i promovojnë dhe t’i mbrojnë në mënyrë adekuate të drejtat e qytetarëve, ta monitorojnë ato punën e pushtetit ekzekutiv dhe t’i zbatojnë zgjidhjet e reja ligjore. Bëhet fjalë për institucione që janë jashtëzakonisht të rëndësishme për demokratizimin e shoqërisë sonë si: Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Drejtoria për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Agjencia për Qasje të Lirë në Informatat me Karakter Publik, Enti Shtetëror i Revizionit, Këshilli Programor RTVM-së, Këshilli i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike, Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe mekanizmi i jashtëm i Ombudsmanit për kontrollin civil mbi policinë.

Konsiderojmë se funksionaliteti i këtyre institucioneve është me interes të përbashkët për të gjithë qytetarët dhe shoqatat qytetare. Për këtë arsye ju ftojmë të vini dhe me praninë tuaj të na ndihmoni ta kthejmë vëmendjen e publikut dhe të vendimmarrësve për këto çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për mirëqenien e qytetarëve, përgjegjësinë dhe llogaridhënien e autoriteteve.

Pas kësaj iniciative qëndrojnë dhjetë rrjete të organizatave qytetare që bashkojnë rreth 100 shoqata dhe iniciativa që punojnë në mënyrë aktive për avancimin dhe mbrojtjen e të drejtat e njeriut.

Me respekt,

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Platforma për Luftën Kundër Korrupsionit

Grupi Blueprint për Reforma në Drejtësi

Rrjeti Kombëtar për Luftë kundër Homofobisë dhe Transfobisë

Platforma për Barazisë Gjinore

Rrjeti 23

Rrjeti kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje – Zëri kundër dhunës

Rrjeti për Përfaqësimin e Interesave të Romëve

Platforma Kundër Varfërisë e Maqedonisë

Platforma për Qëndrueshmërinë e Programeve për Parandalimin, Kujdesin dhe Përkrahje për HIV