Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Data: 23 shtator 2019
Ora: 11:00
Lokacioni: Hoteli Holiday Inn

Platforma e organizatave të shoqërisë civile kundër korrupsionit ju fton në konferencën e parë të projektit “Monitorimi i suksesit të punës së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni. Konferenca do të zhvillohet të hënën, më 23 shtator, në Hotelin Holiday Inn në Shkup me fillim në orën 11. Qëllimi i konferencës është të prezantohet metodologjia për monitorimin e llogaridhënies së institucioneve të prekura pas vendimeve të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, si dhe përgatitjet e tyre për monitorimin e financimit të partive politike. Përqendrimi në llogaridhënien e institucioneve ka për qëllim ta shqyrtojë cilësinë e veprimit pas rekomandimeve të KSHPK-së për ta përmirësuar punën e institucioneve individuale. Vetëm në këtë mënyrë, duke e rritur numrin e institucioneve që janë rezistente ndaj korrupsionit, mund të presim një ulje të qëndrueshme të këtij fenomeni.

AGJENDA:

11:00 – 11:30 Arritja dhe Regjistrimi 11: 30 – 11:45 Hapja e konferencës dhe fjalime përshëndetës (Marko Troshanovski, Kryetar i Institutit për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup dhe Dançe Danillovska Bajdevska, Koordinatore e lartë e programit – Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni) 11:45 – 12:10 Prezantimi i metodologjisë për monitorim (Misha Popoviq, Studiues i lartë në Institutin për Demokraci) 12:10 – 13:00 Diskutimi i parë në panel: Strategjia Kombëtare për Luftë Kundër Korrupsionit – Fushëveprimi dhe Prioritetet (moderator: Sllagjana Taseva – Transparency International)

– German Fillkov (Kryetar – Qendra për komunikime qytetare)
– Vlladimir Georgiev (Anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit)
– Ane Lashkoska (deputete, VMRO-DPMNE)
– Diskutim

13:00 – 13:10 Pauzë për kafe

13:10 – 14:00 Diskutimi i dytë në panel: Financimi i partive politike si rrezik për korrupsion (oderator: Aleksandar Jovanoski – Komiteti i Helsinkit)

– Goran Lefkov – CIJ SCOOP
– Katica Nikollovska (Anëtare e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit)
– Snezhana Kaleska-Vançeva (deputete, LSDM)
– Diskutim

14:00 – 14:10 Sesioni përmbledhëse

14:10 – 15:30 Drekë