Ulja e cilësisë dhe kthimi prapa i proceseve dhe i praktikave demokratike është një trend jo i favorshëm shumëvjeçar, si në demokracitë e zhvilluara, ashtu edhe në demokracitë që janë në proces të pjekurisë dhe të rimëkëmbjes. Gjithnjë e më e pranishme është pakënaqësia në rritje, por edhe dëshpërimi i qytetarëve nga format joefektive të pjesëmarrjes, që rezulton/krijon qytetarë pasivë dhe apatikë. Gjithashtu ka një rënie të pritjeve të larta për arritjet e përpjekjeve për përfaqësim të organizatave qytetare për ndryshime thelbësore të politikave. Pakënaqësia nga trendet dhe gjendjet e pafavorshme, përveç me mospjesëmarrje shprehet edhe përmes protestave. Diapazoni i formave të presionit ndaj autoriteteve dhe institucioneve është shumë i madh.
Rritet numri i organizatave, bërthamave aktiviste dhe platformave për veprim aktivist, që përdorin media dhe mjete të ndryshme, dhe përmes aksioneve me mesazhe të shkurtra dhe të qarta, kanë për qëllim të ngjallin interes për angazhim edhe te publiku i gjerë, audienca specifike dhe autoritetet. Hapësira publike, duke i përfshirë edhe rrjetet sociale, është gjithnjë e më tërheqëse si për autoritetet, ashtu dhe aktivistët. Gjithnjë e më shumë, aktivizmi kreativ, i vetëm ose në kombinim me format ekzistuese të presionit dhe përfaqësimit qytetar, bëhet një formë e angazhimit përmes të cilit nxiten dhe krijohen kushte për ndryshime, si të politikave konkrete dhe aktuale, ashtu edhe të praktikave kulturore dhe të orientuara politikisht.
Kjo ngjarje është një përpjekje për të filluar një përshkrim sistematik të hapësirës artivistike në Maqedoni me qëllim që të identifikohen aktorët dhe format e veprimit, të njihen përvojat ideologjike, strategjike dhe taktike dhe hapat e ardhshëm të aktivizmit krijues, i cili ka për qëllim të ndikojnë mbi ndryshimet shoqërore. Gjithashtu është identifikuar edhe nevoja për t’i vërejtur dhe për t’i analizuar faktorët e suksesit të këtyre angazhimeve. Po aq e rëndësishme është të shkëmbehen mësimet, si të artistëve dhe aktivistëve të angazhuar tradicionalisht, ashtu edhe të atyre që janë të rinj në skenë. Në konferencë do të marrin pjesë aktivistë dhe teoricienë nga rajoni, dhe në këtë mënyrë kjo përpjekje do të jetë edhe një mundësi për të krijuar një platformë për njohje të ndërsjellë, mbështetje, zhvillim dhe fillimin e aktiviteteve të ardhshme artistike.
PROGRAMI
09:30 – 10:00 Regjistrimi i pjesëmarrësve
10:00 – 11:10 “Aktivizmi kreativ për/dhe ndryshime shoqërore – vetëm trend ose nevojë e identifikuar për të ardhmen?”
- Sllavica Inxhevska, Drejtore e programit, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni
- Igor Shtiks, shkrimtar
Moderator: Vlladimir Jançevski
11:10 – 11:30 Pauzë për bisedë me kafe
11:30 – 13:00 Diskutim në panel “Aktivizmi kreativ në Maqedoni: çfarë kemi mësuar nga ajo që kemi bërë?”
- Nikolla Pisarev, Enti Qendra e Arteve Bashkëkohore – Shkup
- Mite Kuzevski, Fondacioni për Debat dhe Edukim, IDEA, Evropa Juglindore
- Ivona Kuzmanovska, Forumi Arsimor Rinor
Moderatore: Kalia Dimitrova
13:00 – 13:30 Shpërndarja për diskutime në panele paralele dhe ushqim i lehtë
13:30 – 15:00 Diskutime në panele paralele “Arti/aktivizmi në vepër – marrja/pushtimi i hapësirës publike: Pse e gjithë kjo?” (pjesa e parë)
Arti në rrugë dhe aksionet urbane
- Dragan Kitanovski – Drash, artist i rrugës
- Arianit Xhaferi, “Eco Guerrilla”, Tetovë
- Ivan Çullakovski, Iniciativa qytetare “Ndryshe” Manastir
- Teodora Georgieva, Shtip, Art Aktivizëm
- Nenad Stojanoviq, Proaktiv, Nish, Serbi
Moderatore: Sllobodanka Stevçevska
Rrjetet Sociale – mejdan ose mjet mobilizues
- Irena Ristiq, aktiviste, #Mos u bë mbeturinë
- Elena Georgievska, Alarmi i smogut në Shkup
- Ena Bendevska, Meduza.mk
Moderator: Goran Kostovski
15:00 – 15:30 Pauzë
15:30 – 17:00 Diskutime në panele paralele “Arti/aktivizmi në vepër – marrja/pushtimi i hapësirës publike: Pse e gjithë kjo?” (pjesa e dytë)
Për audiencën me art për ndryshime
- Koço Andonovski, Qendra për Mbështetjen e LGBTI
- Simona Spirovska, Artopia
- Besfort Idrizi, Qendra e Teatrit për Fëmijë
- Visar Arifaj, Partia e fortë, Kosovë
- Goce SAF, muzikant
- Sibel Abdiu, regjisore
Moderatore: Aleksandra Bubevska
Me fotografi në aksion
- Ivan Blazhev, fotograf
- Gjorgje Jovanoviq, artist
- Igor Grubiq, artist, Kroaci
- Sofia Grigoriadu, artiste, Greqi
Moderator: Boshko Karaxhov
17:00 – 17:45 “Qytetarët dhe komunitetet me angazhim krijues aleatë në ndryshimet që sjellin një nesërme më të mirë për të gjithë”
Shqyrtim përmbyllëse, diskutim dhe rekomandime: Iskra Geshoska, Kontrapunkt, Shkup
17:30 – 20:00
Punëtori “Magji për ndryshime”
Shfaqje “Nuk paguaj”, regji: Befort Idrizi
Argëtim dhe koktej