Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka kënaqësi t’ju ftojë në Konferencën Kombëtare për Mosdiskriminim “TË GJITHË, TANI! Përgjegjësia e institucioneve për bashkimin kundër diskriminimit”.

Qëllimi i konferencës është hapja e diskutimit me të gjitha palët e interesuara mbi nevojën për përmirësimin urgjent dhe të menjëhershëm të sistemit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi përmes ndërhyrjeve në kornizën ligjore dhe institucionale, si dhe duke ndërmarrë hapa vendimtarë, punë të vazhdueshme dhe të koordinuar të të gjitha institucioneve në më shumë fusha për avancimin e të drejtave të njeriut për të gjithë, duke garantuar barazi dhe duke ndryshuar praktikat e dëmshme që gjenerojnë pabarazi dhe përjashtim shoqëror të grupeve të margjinalizuara. Për vite të tëra, shoqëria civile ka apeluar dhe kërkon angazhim serioz dhe investime në mbrojtjen dhe parandalimin e diskriminimit nga ana e institucioneve kompetente. Me heqjen e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në maj të vitit 2020 dhe me moszgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, shënojmë ngecje.

Në konferencë do të organizojmë tre diskutime në panel, kushtuar: Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Diskriminimit ndaj romëve në qasjen në ujë dhe nevojës për avancimin e institucionit të Ombudsmanit, si një parakusht për mbrojtjen efikase dhe avancimin e të drejtave të njeriut dhe mos-diskriminim. Në secilin diskutim në panel janë ftuar përfaqësues të shoqatave të qytetarëve, përfaqësues të pushtetit ekzekutiv dhe legjislatib, sepse konsiderojmë se koordinimi i ndërsjellë dhe veprimi i përbashkët i përkushtuar është i nevojshëm për ta përmirësuar me barazinë e qytetarëve.

Për të marrë pjesë në konferencë duhet patjetër të regjistroheni në: https://bit.ly/33emHZ6

Nxitoni! Për shkak të numrit të madh të njerëzve të interesuar për këtë ngjarje, kanë mbetur të lira edhe vetëm disa vende.

* Konferenca kombëtare në hapësirën fizike do të organizohet në përputhje me të gjitha protokollet dhe masat e vlefshme për organizimin e ngjarjeve të këtij lloji, me respektimin e përpiktë të masave për mbrojtje nga përhapja e virusit KOVID-19, përkatësisht me respektimin e masave për distancën e detyrueshme prej 2 metrash, mbajtjen e detyrueshme të maskës gjatë hyrjes dhe gjatë gjithë ngjarjes dhe dezinfektimin e shpeshtë tëi duarve.

Ju lutemi për respektim të rreptë të masave të vlefshme dhe për kujdesin shëndetësor publik për ta zvogëluar dëmin e shkaktuar nga përhapja e virusit Kovid-19 dhe për të siguruar prezencën e sigurt të të gjithëve.

Konferenca është pjesë e projektit të Koalicionit Margjinat dhe Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi: “Avancimin i barazisë përmes monitorimit dhe përforcimit të sistemit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

AGJENDA
Konferenca Kombëtare për Mos-diskriminimin

09:30 – 9:45
Regjistrimi

09:45 – 10:15
Fjalime hyrëse dhe hapja e konferencës

Folëse:

Fani Karanfillova Panovska, Drejtor ekzekutive, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni
Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale
Irena Cvetkoviq, Drejtore ekzekutive, Koalicioni Margjinat

Moderatore:
Elena Petrovska, Koalicioni Margjinat, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

10:15 – 10:45
Paneli i parë:
Ligji për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi – bazë për përmirësimin e kornizës ligjore dhe reformimin e sistemit për mbrojtjen efikase dhe efektive dhe parandalimin e diskriminimit

Folëse:
Maja Moraçanin, Deputete në Kuvendin e RMV-së

“Rëndësia e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi në avancimin e të drejtave të bashkësive të margjinalizuara”

Rashela Mizrahi, Deputete në Kuvendin e RMV-së “Unë nuk jam stereotipi yt”

Snezhana Kaleska-Vançeva, Deputet në Kuvendin e RMV-së
“Roli i Kuvendit në avancimin e mbrojtjes nga diskriminimi”

Gjylten Mustafova, Trupi Koordinues Kombëtar për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
“Detyrimet e organeve të administratës shtetërore për zbatimin dhe respektimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi”

Dragana Dërndarevska, Koalicioni Margjinat, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
“Nevoja për një proces transparent dhe gjithëpërfshirës për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi si parakusht për një institucion profesional dhe të pavarur”

Moderatore:
Jovana Jovanovska Kanurkova, Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

10:45 – 11:00
Diskutim

11:00 – 11:30
Paneli i e dytë:
Qasja në ujë si çështje e diskriminimit racor në kontekstin e krizës së Kovid-19

Folës/e:
Jasna Orovçanec Arangeloviq, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë
“Praktikat e diskriminimit në qasjen në ujë dhe nevoja për ta ndryshuar kornizën ligjore në mënyrë që të përmirësohet qasja në ujë për të gjithë qytetarët”

Latifa Shikovska, Deputete në Kuvendin e RMV-së
“Situata me diskriminimin e Romëve në qasjen në ujë dhe roli i Kuvendit në përmirësimin e situatës”

Elmaz Maliqi, Ndihmës-udhëheqës i Sektorit për Zhvillimin e Vetëqeverisjes Lokale dhe anëtar i Trupit Koordinues Kombëtar për Zbatimin e Strategjisë për Romët – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale
“Roli i Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale dhe i komunave në ofrimin e shërbimeve lokale në fushën e furnizimit me ujë”

Moderator:
Xhengis Berisha, Stacioni P.E.T., Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

11:30 – 11:45
Diskutim

11:45 – 12:15
Pauzë për kafe

12:15 – 13:00
Paneli i e tretë:
Nevojat për forcimin dhe reformimin e institucionit të Ombudsmanit me qëllim të avancimit të të drejtave të njeriut dhe mbrojtja nga diskriminimi i grupeve të margjinalizuara

Folës/e:
Ixhet Memeti, Avokat i Popullit i Republikës së Maqedonisë së Veriut (e pakonfirmuar)
“Pasqyrë e sfidave kryesore nga puna e Avokatit të Popullit dhe nevojat për forcimin e rolit të institucionit”

Halil Snopçe, Deputet, Kryetar i Komisionit të Përhershëm Anketues për të Drejtat e Njeriut (i pakonfirmuar)
“Roli i Kuvendit të RMV-së në avancimin e punës së Avokatit të Popullit”

Tanja Kikerekova, Ministria e Drejtësisë
“Forcimi i rolit të Avokatit të Popullit përmes avancimit të kornizës ligjore dhe institucionale”

Sanja Jovanoviq Paneva dhe Stojan Mishev, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
“Prezantimi i Raportit nga monitorimi i punës së Avokatit të Popullit me fokus në parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (2010 – 2019)”

Moderatore:
Natasha Boshkova, Koalicioni Margjinat, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

13:00 – 13:15
Diskutim

13:15 – 13:30
Mbyllja e konferencës
Elena Petrovska, Koalicioni Margjinat, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi

13:30 – 15:00
Koktej