Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Lajmet e rreme tashmë janë pjesë e jetës sonë, ndërsa nevoja për njohuri elementare mediatike është shumë e madhe. Njohuritë elementare mediatike u mundësojnë institucioneve të jenë transparente dhe të përgjegjshme, gjë që është e domosdoshme për zhvillimin e demokracisë. Qytetarët kanë nevojë dhe duhet të kenë njohuri elementare mediatike, ato do të jenë mjeti i tyre në luftën kundër lajmeve të rreme, por gjithashtu do të sigurojë hapësirë për debat të frytshëm, opinione të ndryshme, dhe sigurisht që është një mjet për nxitjen e të menduarit kritik. Të rinjtë si një grup veçanërisht i rëndësishëm i synuar nuk kanë shkathtësi dhe njohuri për t’i njohur lajmet e rreme ose për t’i verifikuar informatat, e as ka edukim për t’i ndihmuar ata në këtë proces. Në këtë drejtim, është veçanërisht e rëndësishme që njohuritë elementare mediatike të përfshihen si pjesë e  procesit zyrtar arsimor në shkolla.

Reformat e mediave në Maqedoni po ecin ngadalë, një pjesë e madhe e proceseve janë filluar, por kanë ngecur, mediat funksionojnë në kushte të vështira, shumë shpesh cilësia e raportimit gazetaresk nuk është në nivel të kënaqshëm, gjë që e pamundëson edhe më shumë procesin e edukimit elementar mediatik.

Në kohën e zhvillimit dhe digjitalizimit të shpejtë teknologjik, ndikimi i teknologjive të reja në punën e institucioneve dhe gjetja e zgjidhjeve për sfidat dhe problemet me të cilat përballen institucionet dhe qytetarët është një temë veçanërisht e rëndësishme për t’u diskutuar. Digjitalizimi ka potencial për ta zvogëluar korrupsionin pasi e zvogëlon ndikimin njerëzor në procesin e komunikimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve, por digjitalizimi në vete nuk është zgjidhja për të gjitha problemet, dhe për këtë arsye duhet të inkurajohet kultura e një shoqërie të hapur dhe demokratike. Nevojitet një qasje gjithëpërfshirëse ku do të insistohet në rritjen e njohurive elementare mediatike, efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve dhe në këtë mënyrë të rritet besimi në institucione.

Të gjitha këto çështje dhe sfida para shoqërisë në Maqedoni do të diskutohen në konferencën “e-Shoqëri.mk”, e cila këtë vit mbahet për herë të 14-të, në temën “Qytetarë me njohuri mediatike për institucione llogaridhënëse”.

Говорници:

Samuel Zbogar, Ambasadori i BE në Maqedoni
Fani Karanfillova Panovska, drejtore ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni,
Damjan Manchevski, Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë,
Robert Popovski, Ministër përgjegjës për transparencë, llogaridhënie dhe komunikim,
Bardhyl Jashari, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Metamorfozis,
Zoran Andonovski, kryeredaktori i “Meta”,
Zoran Trajçevski, drejtori i Agjencisë për Shërbime Audio dhe Audiovizuale Mediatike,
Dragan Sekullovski, drejtor ekzekutiv i Shoqatës i gazetarëve të Maqedonisë,
Dejan Georgievski, Qendra për Zhvillimin e Mediave.
Filip Stojanovski, drejtor programor në “Metamorfozis”,
Vesna Nikodinovska, Instituti i Mediave të Maqedonisë,
Bojan Shashevski, Forumi Arsimor Rinor,
Marina Dimitrieva-Gjorgjievska, Byroja për zhvillimin e arsimit