Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Finance Think – Instituti për Hulumtime Ekonomike dhe Politika, Shkup, organizon një diskutim në panel në temën “Punëtorët e cenueshëm pas turbulencës së koronës”, që ka për qëllim të nxjerrë përfundime në lidhje me ndikimin socio-ekonomik të Kovid-19 mbi pesë kategori të punëtorëve të cenueshëm (punonjësit me rroga të ulëta, punonjësit joformalë, punonjësit e paguar në familje, punonjësit e papaguar në familje dhe punëtorët me kontrata atipike të punës), por edhe për të siguruar një perspektivë vizionare për të forcuar rezistencën e tregut të punës për t’iu përgjigjur shpejt dhe në kohë goditjeve të ardhshme.

Ngjarja do të mbahet më 10 qershor 2021, duke filluar në orën 11:00 me prezencë fizike në hotelin Limak Shkup, në përputhje me protokollet për mbrojtje nga Kovid-19, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen në Facebook të Finance Think.

Në këtë ngjarje, do të prezantohen rezultatet dhe gjetjet e përfshira në studimin “Efektet e Kovid-19 mbi punëtorët e pasigurt në Maqedoninë e Veriut: Monitorimi i punëtorëve me rrogë të ulët, punëtorëve të papaguar të familjes, punëtorëve të paguar në shtëpi, punëtorëve me kontrata atipike të punës dhe punëtorëve joformalë” i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur- Maqedoni. Në diskutimin në panel pritet të dërgohen disa mesazhe kryesore që lidhen me ndikimin socio-ekonomik të Kovid-19 mbi punëtorët e cenueshëm.

Folës në këtë ngjarje janë Fani KARANFILLOVA-PANOVSKA, Drejtore ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Despina TUMANOVSKA, Finance Think, Darko DIMOVSKI, Kryerar i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Angel DIMITROV, Kryetar i organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Daniela ZAMPINI, Specialiste për punësim, Organizata Ndërkombëtare e Punës.