Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Data: 27 shtator 2018

Vendi: Salla për konferenca I, Hotel Arka

 

Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi Ju fton në Debatin publik për sfidat në zbatimin e Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ngjarja do të mbahet më 27.9.2019 (e premte), me fillim në orën 11:00, në sallën për konferenca I, në hotelin Arka.

Ligji i ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi u miratua në maj të vitit 2019, mirëpo zbatimi i ligjit ende nuk ka filluar. Nga njëra anë, përbërja e deritanishme e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi e ndërpreu punën, kurse përbërja e re ende nuk është zgjedhur nga Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për këtë arsye, qytetarët nuk mund të marrin mbrojtje efektive kundër diskriminimit, veçanërisht nëse ai ndodh në sektorin privat.

Në periudhën e kaluar ishim dëshmitarë të gjuhës së shpeshtë seksiste nga figurat publike dhe mediat. Në një situatë kur Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi ende nuk është formuar, sipas ligjit të ri, nuk kemi mekanizma institucionalë para të cilave mund t’i raportojmë këto raste.

Në ngjarje do të prezantohen aktivitetet dhe qëllimet e Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në kuadër të projektit “LPMD nën thjerrë: Ndjekja e zbatimit të Ligjit të ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi”, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

AGJENDA

10.45 – 11.00 – Arritja

11.00 – 11.30

Procedura e zgjedhjes së anëtarëve të Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi:  Rosana Bogatinova, HERA

Efektet e zgjedhjes jo në kohën e duhur të anëtarëve të Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi:  Aleksandra Cvetanovska, Shoqata e juristëve të rinj të Maqedonisë

Gjuha seksiste në diksursin publik – Qëllimet dhe aktivitetet e Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Dragana Dërndarevska, Koalicioni Margjinat

11.30 – 12.00 Debat

12.00 Koktej

Ju ftojmë të merrni pjesë në këtë ngjarje dhe të diskutojmë së bashku për sfidat me të cilat përballemi në zbatimin e Ligjit të ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Ju lutemi konfirmoni praninë tuaj në e-mail-inkoalicijaszpmz@gmail.com ose në telefonin 02/3214269.

Rrjeti do t’i mbulojë shpenzimet e udhëtimit në vlerën e biletës së autobusit për mysafirët nga qytetet e tjera.

***Projekti “LPMD nën thjerrë: Ndjekja e zbatimit të Ligjit të ri për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi” është i financuar nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.