Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 7 maj të vitit 2021, duke filluar nga ora 11:00, në platformën ZOOM, organizata “think-tank” Analitika, do t’i prezantojë gjetjet e “Analizës së efektit të Kovid-19 mbi punëtorët që janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punëtorët e përkohshëm, përmes masave të propozuara për mbështetjen e tyre”.

Analiza u përgatit në kuadër të projektit “Përgjigje ndaj efekteve socio-ekonomike të KOVID-19 duke mbështetur grupe të cenueshme të punëtorëve me rrogë të ulët, punëtorë që janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punëtorë të përkohshëm”, me mbështetje financiare nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Hulumtimi kishte për qëllim të vlerësojë përmasat e ekonomisë joformale dhe numrin e njerëzve të angazhuar në sektorin joformal, për të përcaktuar efektin/pasojat e pandemisë së KOVID-19 mbi punëtorët joformalë, për t’i hartëzuar dhe vlerësuar efektet e masave të ndërmarra nga pushteti qendror dhe ai lokal, dhe për të krijuar një bazë për përmirësimin e masave/politikave ekzistuese dhe krijimin e një kornize për rezistencë më të madhe të kësaj kategorie të qytetarëve ndaj pasojave të krizave të ngjashme në të ardhmen.

Ngjarja ka për qëllim të hapë një proces dialogu midis të gjithë aktorëve relevantë, por mbi të gjitha të integrojë autoritetet e nivelit lokal me ata të nivelit qendror në mënyrë që të amortizojnë efektet negative të shkaktuara nga pandemia e Kovid-19, përmes një qasje sistematike në krijimin e masave për t’u përballë me Kovid -19, duke përmirësuar masat/politikat ekzistuese dhe duke krijuar një kornizë për rezistencë më të madhe të kësaj kategorie të qytetarëve ndaj pasojave të krizave të ngjashme në të ardhmen.

Gjuha e punës në këtë ngjarje është maqedonishtja.