Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Kemi kënaqësinë e madhe t’ju ftojmë në ngjarjen me rastin e 30 vjetorit të ekzistencës dhe punës së Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (FShH) në Ballkan, e cila do të trajtojë posaçërisht praninë dhe aktivitetet e FShH në Maqedoninë e Veriut, dhe është pjesë e ngjarjeve në kuadër të shënimit 30-vjetorit jubilar.

Shënimi i 30-vjetorit jubilar është një perspektivë tre dekadëshe (1991–2021) e ekzistencës dhe funksionimit të Fondacioneve të Shoqërisë së Hapur (FShH) në Ballkan. I shqyrton përpjekjet unike të filantropit Xhorxh Soros, idetë dhe filozofinë e tij për një shoqëri të hapur, të cilat arritën t’i mbijetojnë kohërave të trazuara të historisë së fundit të rajonit, dhe se si ideja, e mbjellë në rajon tre dekada më parë, është ende shtysë kryesore e luftës për liri të shprehjes, hapjes së shoqërive dhe për shoqëri që promovojnë drejtësi dhe barazi.

Shënimi i 30-vjetorit jubilar është një mundësi e shkëlqyeshme për t’iu rikthyer rajonit dhe sfidave, arritjeve, vështirësive, dështimeve dhe zhvillimeve politike dhe shoqërore të tij – të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes së tij – si dhe bashkëpunimit rajonal midis të gjitha fondacioneve kombëtare në Ballkan dhe partnerëve lokalë në Kroaci, Mal të Zi dhe Slloveni.

Nga 22 prilli deri më 17 qershor 2021, shënimi i 30-vjetorit jubilar do të udhëtojë virtualisht nëpër Ballkan – nga një kryeqytet në tjetrin, si pjesë e këtij turneu unik virtual “tour de table”.

Ju ftojmë të në bashkoheni në këtë udhëtim nga e kaluara në të ardhmen!

Stacini i ardhshëm është Shkupi, Maqedonia e Veriut dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

Ngjarja do të mbahet të martën, më 18 maj të vitit 2021, me fillim në orën 16:00, në platformën ZOOM me transmetim të drejtpërdrejtë në faqen në Facebook të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

PROGRAMI

30 VITE KUSHTUAR SHOQËRISË SË HAPUR

NË MAQEDONINË E VERIUT

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHhM), u themelua në vitin 1992, një vit pas shpalljes së pavarësisë së vendit, dhe që atëherë është angazhuar për promovimin e vlerave të shoqërisë së hapur. Gjatë tre dekadave të trazirave dhe krizave nëpër të cilat po kalon vendi, FSHHM-ja ofron mbështetje të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut dhe qytetarët e saj dhe kështu kontribuon në zhvillimin e të gjithë shoqërisë. Fondacioni e promovon sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë, luftën kundër korrupsionit, zhvillimin e shoqërisë civile, lirinë e shprehjes dhe të mediave, të drejtat e njeriut, angazhimin e të rinjve, integrimin e romëve, të drejtat shëndetësore dhe edukimin e të margjinalizuarve, dhe kështu kontribuon për krijimin e një shoqëri më të drejtë për të gjithë.

Ju ftojmë të na bashkoheni për ta parë së bashku dokumentarin e shkurtër “30 vite TË PËRKUSHTUAR” i ku do t’i referohemi punës së kaluar të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, e më pas do ta ndjekim debatin “Realiteti Post-KOVID-19: “Cila është rruga për një shoqëri më të drejtë?”, i cili shpresojmë të japë një vështrim të shkurtër për të ardhmen. Të rinj të dëshmuar do ta ndajnë mendimin e tyre për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut dhe do të ofrojnë perspektiva të ndryshme mbi strategjitë e mundshme të qëndrueshme për transformimin cilësor drejt një shoqërie më të mirë dhe më të drejtë. Në debat si panelistë i kemi ftuar: Dona Kosturanova, menaxhere e programeve , Fondacioni Westminster për Demokraci; Marija Sulejmanova, menaxhere e programeve, Instituti për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Romalitiko; Haris Babaçiç, magjistër i epidemiologjisë dhe doktorant-hulumtues në Institutin Karolinska në Stokholm, Suedi; Elida Zylbeari, gazetare, kryeredaktore e Portalb.mk; dhe Viktor Mitevski, kryetari i Shoqatës për Hulumtime dhe Analiza, ZMAI. Moderator i debatit do të jetë Ognen Janeski, gazetar.

Programin e plotë mund ta gjeni KËTU

Ju lutemi regjistrohuni paraprakisht për ngjarjen në internet KËTU

 

www.30yearsinitiative.com