Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Gjatë vitit të kaluar shkollor 2020/2021, përmes RESURSEVE TË HAPURA ARSIMORE u mbajtën një seri trajnimesh në internet – uebinare, të gjitha në tema që ishin të nevojshme  mësimdhënësit, kuadrin mësimdhënës, prindërit/kujdestarët e fëmijëve që e ndiqnin mësimin në distancë, shërbimet profesionale dhe udhëheqësinë e shkollave në vendin tonë.

Pjesëmarrësit patën mundësinë që në to të lidhen edhe drejtpërdrejt, përmes komenteve, e-maileve, ndërsa disa prej tyre e shfrytëzuan këtë mundësi. Ngjarjet në internet u incizuan, ndërsa incizimet janë në dispozicion për tu parë në faqen në Facebook të RHA-ve në linkun në vijim: https://www.facebook.com/oermacedonia

Për më tepër, të gjitha resurset që janë krijuar në kuadër të RHA-ve gjithmonë janë të licencuara me licencë të hapur, Creative Commons, dhe janë të lira për t’u përdorur, modifikuar dhe shpërndarë, duke respektuar kushtin e vetëm për ta cituar burimin. Në vazhdim, mund ta shihni vizualizimin e shkurtër të të dhënave më të rëndësishme që dolën gjatë zbatimit të projektit, deri në fillim të këtij muaji.

—————————————————

7 Korrik 2021