Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shega, fiqtë, mollët japoneze kanë hyrë në Maqedoni rreth njëqind vjet më parë, ndërsa fillimet e rritjes së kulturave të frutave mesdhetare dhe jugore në hapësirat e ish-Jugosllavisë dhe në Maqedoni janë pikërisht në Vallandovë.

Hyrja e kulturave jugore në vitet e njëzeta të shekullit të kaluar jo vetëm që hapi botëkuptimin e banorëve të kësaj zone, por edhe ndikoi dukshëm në zhvillimin e përgjithshëm social-ekonomik dhe kulturor të rajonit më të gjerë të Vallandovës.

Hapja dhe diversifikimi kulturor historik i rajonit të Vallandovës është vendimtar në përzgjedhjen e këtij rajoni për eksperimentim dhe ngritjen e plantacioneve të para me fruta mesdhetare dhe jugore në Maqedoni.

Shikoni videon dokumentare të realizuar nga ana e Qendrës për Arte Bashkëkohore Shkup në bashkëpunim me Shoqatën Alfa Matematika nga fshati. Piravë, Vallandovë dhe Shkolla e Mesme Bujqësore “Goce Dellçev” nga Vallandova, të bërë që të regjistrohet dhe të ruhet për brezat e ardhshëm kujtimi i fillimeve të rritjes së kulturave të frutave mesdhetare në Maqedoni.

 

 

Kjo video dokumentare është pjesë e një sërë aktivitetesh të iniciativës lokale, e cila parasheh shënimin me tabela informative dhe edukative të hapësirës ku ka qenë e vendosur fidanishtja e parë dhe të mbjellat e para, si dhe shënimi i pemëve më të vjetra të mollëve japoneze në Maqedoni. Nëse kushtet epidemiologjike e lejojnë këtë, do të organizohet një promovim publik, si dhe një diskutim mbi ndikimin e inovacioneve në bujqësi në kontekstin e zhvillimit kulturor lokal.

Iniciativa lokale është e mbështetur financiarisht nga ana e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Ministria e Kulturës e RMV-së.

—————————————————

9 Gusht 2021