РLumi Bregallnica shpesh paraqitet në raportet gazetareske dhe buletinet e incidenteve ekologjike. Në të njëjtën kohë, është lumi që do të thotë jetë për mbi 200.000 banorë në rajonin lindor. Banorët e Komunës së Shtipit ende furnizohen me ujë të pijshëm nga ujërat e Bregallnicës. Kush e ndot Bregallnicën? Si përballen institucionet me ndotjen? Si sillen qytetarët? Këto pyetje janë pikënisja e Shoqatës së Qytetarëve “Media Plus” nga Shtipi, e cila u bë pjesë e Konceptit “KËRCIMI I GJELBËR” – Partneritete për aksion klimatik të FSHHM-së. Përmes aktiviteteve të projektit “Utopi? Lindje e gjelbër, ujëra të kthjellët”, do të punojë intensivisht për ngritjen e vetëdijes publike te popullata, për të bërë presion mbi institucionet, por edhe mbi ndotësit, për kujdes më të madh për lumin, me qëllim të mobilizimit të publikut. Seria e zgjidhjeve kreative ka për qëllim ngritjen e nevojës për kujdes më të madh për lumin Bregallnicë duke inkurajuar institucionet dhe inspektoratet që të ndërmarrin kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre, ndërsa qytetarët ta përmirësojnë qëndrimin e tyre ndaj natyrës. Gjithashtu, të iniciohet diskutim publik për kujdes më të madh ndaj lumit dhe mjedisit jetësor, nga i cili varet jeta e përditshme e gjithë rajonit të Bregallnicës.
Njëri nga kanalet nga i cili rrjedh drejtpërdrejt uji nga kanalizimi në Bregallnicë, lokacioni: Shtip
Në këtë drejtim është edhe aktiviteti për marrjen e rezultateve krahasuese për cilësinë e ujit dhe përmbajtjen e sedimentit në shtratin e lumit Bregallnicë përmes tri matjeve (prill, gusht dhe tetor-nëntor) të laboratorit të akredituar nga Universiteti “Goce Dellçev” nga Shtipi. Më pas, informimi dhe edukimi i qytetarëve, të cilët do të jenë të gatshëm të bëjnë presion mbi institucionet për një reagim të shpejtë dhe adekuat.
Dhe inkurajimi i konsultimeve të rregullta të ndërsjella të të gjitha palëve të interesuara – institucionet, sektori i biznesit (ndotësit), qytetarët, organizatat e shoqërisë civile dhe ekspertët.
Aktivitetet filluan me matjen e parë të cilësisë së lumit Bregallnicë afër Shtipit, pranë puseve, prej nga furnizohen me ujë qytetarët e Shtipit. Ky proces është i dokumentuar dhe do të monitorohen ndryshimet përmes rezultateve të kësaj dhe të tre matjeve të ardhshme përmes materialit video.
Prof. Gjorgji Dimov, UGD, në matjen e parë në Shtip
Paralelisht është duke u punuar në hulumtime, analiza dhe inspektime në terren të ndotësve dhe të aktiviteteve të tyre, të cilat do të prezantohen në gjashtë artikuj gazetaresk. Në muajt në vijim do të organizohet edhe një aksion kreativ me fushatë.
Mesazhi është se ne qytetarët dhe ekonomia jemi përgjegjës për ndotjen e ujërave të lumit Bregallnicë dhe e kemi të njëjtën detyrë të kujdesemi për ka ndryshuar këtë.
—————————————————
28 Shtator 2021