Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” në partneritet me Fondacionin Shoqëri e Hapur-Maqedoni filloi me zbatimin e projektit “Forcimi i kapacitetit të gazetarëve hulumtues në fushat e Kapitullit 23, me fokus në gjyqësi” në periudhën nga 1 shtatori 2020 deri më 30 qershor 2021.

Qëllimi i këtij projekti është të forcojë kapacitetet e gazetarëve në fushat e Kapitullit 23, me një fokus në gjyqësi, gjë që do të kontribuojë në informimin objektiv dhe të paanshëm të publikut si një parakusht për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE. Në të njëjtën kohë, me zbatimin e këtij projekti do të avancohet bashkëpunimi midis organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarëve, e gjithashtu do të ndikohet në rritjen e vetëdijes së përgjithshme të publikut për temat nga fusha e gjyqësisë dhe rëndësinë e tyre.

Deri më tani, në periudhën nga nëntori i vitit 2020 deri në shkurt të vitit 2021, janë mbajtur 3 trajnime tematike për gazetarët për tema që lidhen me fushën e gjyqësisë nga ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë.

Trajnimet në lidhje me rrjedhën e procedurës penale, kompetencat e institucioneve dhe gjykatave, si dhe të drejtat e pjesëmarrësve në procedurë u mbajtën nga prof. dr. Gordana Lazetiq, profesoreshë në Fakultetin e Drejtësisë “Justiniani i Parë” në Shkup dhe ekspertja juridike Natali Petrovska, drejtore ekzekutive e koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”.

Trajnimi me temë: “Praktika e GJEDNJ në aspekt të publikut në procedurat gjyqësore, liria e mediave, interesi publik, si dhe e drejta për gjykim të drejtë dhe korrekt” u mbajt nga Dr. Mirjana Llazarova Trajkovska, Gjyqtare e Gjykatës Supreme dhe ish-Gjyqtare e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut  dhe mr. Velimir Dellovski, konsulent dhe ish-jurist në Regjistrin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Në periudhën vijuese, në kuadër të këtij projekti, do të publikohen edhe 10 storje hulumtuese nga gazetarët për tema nga fusha e gjyqësisë: “Pengesat në rrugën drejt një gjyqësori funksional” me fokus të veçantë në drejtësinë penale.

Në të njëjtën kohë, për të kontribuar në sensibilizimin e publikut për rëndësinë e standardeve për gjykim të drejtë dhe korrekt, e po ashtu edhe në drejtim të Kapitullit 23 dhe promovimit të vlerave të BE-së në kuadër të projektit, zhvillohet edhe një fushatë në internet për të njohur qytetarët me mënyrën e funksionimit të Bashkimit Evropian. Në  linkun në vazhdim ekziston një kuiz me pyetje që kanë të bëjnë me Bashkimin Evropian.

Më shumë informata për projektin mund të gjeni në këtë link: https://bit.ly/38uV9RA

—————————————————

11 Mars 2021