Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në kuadër të projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike” në periudhën prej 06 deri më 20 nëntor 2021 u realizua trajnim për mësimdhënësit që japin mësim në gjuhën boshnjake në 2 shkolla të projektit: Sh.F.K. “Dituria” – Saraj dhe Sh.F.K. “Rajko Zhinzifov”, Orizare, Veles, si dhe për disa arsimtarë që ligjërojnë lëndën zgjedhore Gjuha dhe kultura e boshnjakëve.

Qëllimi i trajnimit ishte forcimi i kompetencave të mësimdhënësve për të zhvilluar aftësitë e nxënësve për të shkruar, lexuar, dëgjuar dhe folur në gjuhën boshnjake. Trajnimi u realizua online në tre sesione (ditë) prej katër orësh përmes kombinimit të ligjëratave dhe punës praktike.

Fokusi i ligjëratës ishte dhënia e përgjigjeve për pyetjet teorike që lidhen me drejtshkrimin, gramatikën, normat stilistike të gjuhës boshnjake, si dhe theksimi i rëndësisë së zhvillimit të kulturës së të shprehurit tek fëmijët. Me ushtrimet u punua në mënyrë praktike në përgatitjen dhe përshtatjen për mësimdhënie të teksteve nga plan-programi i gjuhës boshnjake, por edhe nga kultura popullore. Të gjithë pjesëmarrësit morën një komplet materialesh që u përdorën gjatë trajnimit.

Ligjërues në trajnim ishin prof. Bernisa Purish, profesoreshë inordinare në Departamentin e Gjuhës dhe Kulturës Boshnjake në Fakultetin Filozofik në Sarajevë dhe Sandra Zllotërg, drejtoreshë e Shoqatës së Gjuhës dhe Kulturës “Lingvisti” nga Bosnja dhe Hercegovina.

—————————————————

22 Nëntor 2021