Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 23 korrik 2021 u mbajt vazhdimi i mbledhjes së tetë me video të Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur (Këshilli) dhe Planit Kombëtar Aksional për PQH 2018- 2020.

 

Në mbledhje morën pjesë 7 anëtarë të Këshillit: bashkëkryetarja Maja Petkovska Leses – Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut; Eli Çakar – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale; Misha Popoviq – Instituti për Demokraci Societas Civilis; Goran Mojanoski – Ministria e Financave; Darko Antiq – Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave; Ivona Stalevska – Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni; Maja Konevska – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit Gordana Gapiq Dimitrovska – Koordinatore Kombëtare për Partneritet për Qeveri të Hapur në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), Adrian Abazi dhe Vlladimir Serafimovski nga MSHIA.

Në vazhdimin e sotëm të mbledhjes, u miratuan këto konkluzione:

 

  1. Procesverbali i mbledhjes së shtatë të Këshillit, të mbajtur më 28 dhjetor 2020, u miratua me 7 vota PËR;
  2. Këshilli i shqyrtoi angazhimet e propozuara dhe konkludoi se ato janë të harmonizuara dhe të pranuara nga ana e institucioneve kompetente, ndërsa kriteret për vlerësimin e relevancës dhe lidhshmërisë me parimet e PQH-së janë respektuar që në fazat e hershme të përgatitjes së Planit Aksional për periudhën 2021-2023;

 

  1. 3. Propozim-teksti me angazhimet e propozuara duhet të vihet në konsultim publik dhe t’i dërgohet për mendim organeve të administratës shtetërore. Pas harmonizimit të tekstit, Propozim-Plani Aksional për PQH do t’u dorëzohet anëtarëve të Këshillit për shqyrtim në gjysmën e parë të shtatorit të vitit 2021.

—————————————————

26 Korrik 2021