Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në kuadër të projektit “Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit”, në periudhën prej 13 deri më 16 shtator, në hotelin Belvedere në Ohër, u mbajt trajnim për mbrojtësit e të drejtave të njeriut të cilët punojnë në disa komunitete.

Në trajnim morën pjesë 14 pjesëmarrës nga 6 organizata të shoqërisë civile që ofrojnë ndihmë juridike dhe parajuridike për grupet e cenueshme të qytetarëve. Qëllimi i trajnimit ishte që pjesëmarrësit të njihen me konceptin e aktivizmit kreativ dhe se si përmes veprimeve kreative mund të shkaktohen ndryshime në shoqëri .

Në kuadër të trajnimit u zhvilluan katër skenarë për veprime kreative për problemet e evidentuara më parë në komunitete.

—————————————————————————

Trajnimi u organizua në kuadër të Projekti “Qasja në drejtësi për më të margjinalizuarit”, i cili zbatohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, HOPS – Opsione për Jetë të Shëndetshme, Shkup dhe Shoqata për Edukim Ligjor dhe Transparencë – “Stanica P.E.T.” ndërsa financiarisht është mbështetur nga Bashkimi Evropian.

—————————————————

20 Shtator 2022