Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 9 dhe 10 mars, u mbajt një punëtori e përbashkët për sistemet e integritetit në nivelin lokal, ku morën pjesë nëpunës – anëtarë të ekipeve për integritet nga komunat e Zhelinës, Karposhit, Dojranit, Prilepit dhe Ohrit.

Punëtorinë e udhëhoqi një ekip ekspertësh i përbërë nga Ana Pavllovska-Daneva, Sabina Fakiq, German Fillkov dhe Konstantin Bitrakov. Pjesëmarrësit diskutuan për sfidat e mundshme që mund të paraqiten gjatë zbatimit të planeve për integritet, gjegjësisht aktiviteteve siç janë delegimi i kompetencave, kufizimet e kompetencave diskrecionale, rregullimi plotësues i procedurave të prokurimit publik, kryerja e revizionit të brendshëm, etj.

Nuri Bajrami dhe Vlladimir Georgiev, anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit biseduan me pjesëmarrësit në lidhje me konceptin e integritetit në nivelin lokal dhe mënyrat për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis komunave dhe Komisionit Shtetëror.

Kjo punëtori është pjesë e projektit “Sisteme të forcuara të integritetit për luftimin e korrupsionit në nivel lokal”, të cilin e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në kuadër të Projektit të USAID-it për Pjesëmarrje Qytetare.

—————————————————

11 Mars 2021