Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 20 korrik u mbajt mbledhja e tretë me video e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur dhe Planit Kombëtar Aksional për PQH 2018-2020.

Mbledhjen e organizoi dhe e kryesoi z-nja. Maja Petkovska Leses, bashkëkryetare e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur (Këshilli) dhe Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2018-2020 (PKA).

Në mbledhjen morën pjesë 11 anëtarë të Këshillit, si dhe Gordana Gapiq Dimitrovska – Koordinatore Kombëtare për Partneritetin për Qeveri të Hapur në kuadër të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA),  Adrian Abazi dhe Stanisllav Vasilevski – MSHIA; Aleksandra Cvetkovska – NDI; Bojan Vasilevski – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Zllatko Atanasov – Instituti Parlamentar – Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut; Aleksandra Jovevska Gjorgjovska – Instituti për Demokraci “Societas Civilis”; Gorica Naxhinska – CHAJ; Marija Nikollovska Arsovska dhe Qëndresa Sulejmani – Fondacioni Metamorfozis.

Dy përfaqësues nga shërbimi profesional-administrativ i MSHIA-së dhe Ivona Stalevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (anëtare e Këshillit dhe koordinatore e Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për PQH) siguuan mbështetje administrative dhe logjistike për përgatitjen dhe organizimin e mbledhjes.

Pas miratimit të propozim-rendit të ditës, Grupi Punues i krijuar nga Këshilli për Koordinimin dhe Monitorimin e procesit të Partneritetit për Qeverinë e Hapur dhe Planit Kombëtar Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2018-2020, në mbledhjen e mbajtur më 09.06.2020, i përbërë nga: Darko Antiq nga Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave, Ivona Stalevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Eli Çakar nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, Gordana Gapiq Dimitrovska nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Sunçica Kostovska-Petrovska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Qëndresa Sulejmani dhe Marija Nikollovska Arsovska nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri – Metamorfozis, përgjegjëse për përgatitjen e propozim Kornizës kohore dhe mënyrën e zbatimit të procesit të bashkë-krijimit të Planit Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2020-2022, i informuan anëtarët e Këshillit për propozim-dinamikën dhe procedurën e zbatimit të procesit të bashkë-krijimit dhe bëri prezantim të propozim-dokumentit: Propozim-procedura për kryerjen e konsultimeve me publikun për krijimin e prioriteteve dhe angazhimeve të reja në kuadër të procesit “Partneritet për Qeveri të Hapur”; dokumente që dolën nga propozim-procedura (Korniza kohore për përgatitjen e PKA, Formularë për plotësim – pjesë e procedurës për bashkë-krijim, Thirrja Publike për paraqitej për pjesëmarrje në procesin e bashkë-krijimit të Planit Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur 2020-2022), si dhe Propozim-udhëzimet për zbatimin pyetësorit për vlerësimin e zbatimit të masave nga Plani Kombëtar Aksional për Partneritet për Qeveri të Hapur dhe nevojën për përfshirjen e tyre në planin e ri aksional.

Anëtarët e Këshillit shqyrtuan dhe diskutuan dhe në bazë të propozim-dokumenteve përfunduan në lidhje me ndryshimet dhe plotësimet në përmbajtjen e tyre dhe ato do të miratohen në mbledhjen e Këshillit më 29.07.2020. Votimi do të zhvillohet në mënyrë elektronike pasi të futen kredencialet individuale të secilit anëtar të Këshillit.

Në vazhdim të mbledhjes së Këshillit, Aleksandra Cvetkovska nga NDI i prezantoi aktivitetet aktuale në procesin e bashkë-krijimit të angazhimeve për një Parlament të Hapur, ndërsa Gorica Naxhinska nga QHAJ i prezantoi aktivitetet aktuale në procesin e bashkë-krijimit të angazhimeve për Gjyqësinë e Hapur.

—————————————————

23 Korrik 2020