Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 20 korrik 2021 u mbajt mbledhja e tetë me video e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e Procesit të Partneritetit për Qeveri të Hapur (Këshilli) dhe Planit Kombëtar Aksional për PQH 2018- 2020.

Në mbledhje morën pjesë 9 anëtarë të Këshillit: Eli Çakar – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale; Misha Popoviq – Instituti për Demokraci “Societas Civilis”; Snezhana Kamilovska Tërpovska – Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar; Teodora Obradoviq Gërnçаrovska – Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; Goran Mojanoski – Ministria e Financave; Darko Antiq – Shoqata për Emancipim, Solidaritet dhe Barazi të Grave; Ivona Stalevska – Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni; Maja Konevska – Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Nadica Josifovski – Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA), si dhe Gordana Gapiq Dimitrovska – Koordinatore Kombëtare për Partneritetin për Qeveri të Hapur në MSHIA, Vlladimir Serafimovski nga MSHIA dhe Daniel Kiprijanovski – “Inteligenta” si mbështetje teknike për www.ovp.gov.mk

Për arsye të justifikuara, bashkëkryesuesja e Këshillit, Maja Petkovska Leses – Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut,  nuk kishte mundësi të marrë pjesë në mbledhjen e paraparë, prandaj mbledhja e tetë e Këshillit u mbajt në formë informative, pa i marrë vendimet e parapara sipas rendit të ditës.

Gordana Gapiq Dimitrovska e prezantoi informacionin mbi rezultatet e grupeve të punës për bashkëkrijimin e Planit Kombëtar Aksional për Partneritetin për Qeveri të Hapur 2021-2023 (PKA për PQH 2021-2023) sipas fushave prioritare: Transparenca, përgjegjësia, proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja, Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i qeverisjes së mirë, Ofrimi i shërbimeve publike dhe Qasja në drejtësi.

Në vazhdim të mbledhjes, katër bashkë-lehtësuesit e grupeve të punës për bashkëkrijimin e PKA-së për PQH 2021-2023 sipas fushave prioritare: Transparenca, llogaridhënia, proaktiviteti dhe gjithëpërfshirja (German Fillkov, përmes një fjalimi të incizuar me video), Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Qeverisjes së Mirë (Misha Popoviq), Ofrimi i shërbimeve publike (Darko Antiq) dhe Qasja në drejtësi (Ivona Stalevska), i prezantuan para anëtarëve të pranishëm të Këshillit propozim-angazhimet për secilën fushë prioritare veç e veç, të cilat ishin miratuar më parë nga institucionet përgjegjëse dhe parashtruesit e angazhimeve. Procesi i bashkë-krijimit filloi në shtator të vitit 2020 për të siguruar një proces në kohë, të papenguar, gjithëpërfshirës dhe transparent të bashkë-krijimit të PKA-së së pestë për PQH 2021-2023.

Për më tepër, Gordana Gapiq Dimitrovska i informoi anëtarët e Këshillit për Udhëzimet për vlerësimin e relevancës dhe lidhshmërisë së angazhimeve të propozuara nga procesi i bashkë-krijimit të PKA-së së pestë për PQH me parimet e Iniciativës për PQH.

Pas përfundimit të mbledhjes, në përputhje me Udhëzimet, anëtarët e Këshillit do të jenë në gjendje t’i vlerësojnë angazhimet e propozuara në përputhje me Kriteret për vlerësimin e e relevancës dhe lidhshmërisë me parimet e PQH-së dhe Tabelën e pikëve për angazhimet në kuadër të kritereve.

Votimi i pikave të rendit të ditës i parashikuar për mbledhjen e tetë do të realizohet në mbledhjen e radhës me video të Këshillit, të caktuar për më 23 korrik 2021, kur do të miratohet edhe procesverbali i mbledhjes së shtatë të Këshillit, të mbajtur më 28 dhjetor 2020.

—————————————————

22 Korrik 2021