Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Për ta theksuar nevojën e përfshirjes së të gjithë aktorëve – institucioneve shtetërore, administratës së shkollës, mësuesve, shërbimit profesional dhe prindërve, në ofrimin e parandalimit të shëndetit mendor që në moshë të hershme, por edhe për mbështetjen dhe ndihmën në kohë dhe përkatëse për të gjithë ata që kanë nevojë, sot u zhvillua edicioni i shtatë i manifestimit tradicional SPEECH4TEACH.

Ngjarja online në temën “TË FLASIM PËR SHËNDETIN MENDOR” u mbajt në platformën ZOOM, në organizim të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Fondacionit për Iniciativa Arsimore dhe Kulturore “Hap pas Hapi” Speech4Teach, si pjesë e aktiviteteve të projektit “Arsimi i bashkësive më të vogla etnike“.

Gjatë aktivitetit, u shfaq premiera e videos së parë nga tre videot edukative të planifikuara, Flasim për shëndetin mendor, të cilën mund ta shihni më poshtë, në të cilën ekspertë dhe praktikues i japin pikëpamjet e tyre mbi nevojën për shëndetin mendor dhe rëndësinë e tij për kapitalin njerëzor, fizik dhe social të komunitetit.

Pas shfaqjes së videos pasoi një diskutim ku të pranishmit patën mundësinë t’i parashtrojnë pyetje Prof. Dr. Dimitar Bonevski, Prim. Dr. Meri Boskovska, Prof. Dr. Aleksandra Karovska, prof. Dr. Ognen Spasovski, psikologia shkollore Ana Poprizova dhe psikologia psikoterapiste Radmila Zhivanoviç, të cilët u shfaqën si folës në video.

 

Ngjarja përfundoi me konkluzionin se është e nevojshme të punojmë së bashku për t’i bërë shkollat tona mjedise gjithëpërfshirëse dhe të sigurta për mësim dhe rritje, në të cilat ka kujdes të barabartë për mirëqenien dhe arritjet e çdo fëmije. Vetëm në këtë mënyrë investojmë realisht në të ardhmen dhe ndërtojmë shoqëri të drejta dhe të hapura.

Shikoni videon me temën “Të flasim për shëndetin mendor” këtu

—————————————————

6 Dhjetor 2021