Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të organizojë një tryezë të rrumbullakët online për të hapur diskutim me publikun profesionist për sfidat që ekzistojnë aktualisht, si dhe përfitimet që do të përfitoheshin nga njohja e diskriminimit si bazë për kontest gjyqësor në rregulloren e punë së gjykatave.
Tryeza e rrumbullakëta do të mbahet më 19 nëntor 2021 me fillim në orë 11.00 në platformën ZOOM.
Një nga masat me të cilat shteti e siguron dhe e garanton mbrojtjen nga diskriminimi është e drejta për të iniciuar procedurë për mbrojtjen e të drejtave para gjykatës kompetente. Sipas Ligjit për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, procedurat për diskriminim mund të iniciohen nga një individ të cilit i janë shkelur të drejtat (padi individuale), ose nga shoqatat, fondacionet, sindikatat, organizatat e tjera të shoqërisë civile dhe grupet joformale, nëse me ndonjë veprim diskriminues janë diskriminuar një numër i madh i personave (padi për mbrojtje nga diskriminimi për shkak të interesit publik). Ligji parashikon se këto procedura do të zhvillohen në përputhje me dispozitat e Ligjit për Procedurën Kontestimore.
Propozim-ligji i ri për Procedurën Kontestimore përmban dispozita që e njohin padinë për mbrojtje nga diskriminimi për shkak të interesit publik si procedurë të veçantë, dhe në të njëjtën kohë parashikon edhe të drejtën e shqyrtimit të kontesteve për mbrojtje nga diskriminimi pavarësisht nga rezultati i kontestit.
Megjithatë, edhe pse e drejta për të kërkuar mbrojtje para një gjykate kompetente nuk është kundërshtuar në asnjë rast, praktikuesit përballen me një problem – mungesën e bazës së “diskriminimit” në Rregulloren e punës së gjykatave si një nga arsyet për fillimin e procedurës ligjore para një gjykate kompetente.
Kjo mospërputhje e Rregullores së punës së gjykatave me kornizën ekzistuese ligjore krijon disa probleme lidhur me fillimin dhe zhvillimin e procedurës, por edhe me kërkimin e praktikës gjyqësore në portalin gjyqësor.
Për të ngritur çështjen e përfshirjes së këtyre kontesteve si një bazë e veçantë për procedurat gjyqësore, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi në janar të këtij viti ka publikuar një dokument të politikave publike – “Qasshmëria e vendimeve gjyqësore në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në Republika e Maqedonisë së Veriut”. Në këtë ngjarje do të promovohet ky Dokument, i cili përmban edhe propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores së punës së gjykatave me qëllim të përfshirjes së rasteve të iniciuara në bazë të mbrojtjes nga diskriminimi.
Duke kërkuar nga publiku profesionist që të përfshihet në mbështetjen e kërkesës për ndryshimin e Rregullores së punës duke e përfshirë mbrojtjen nga diskriminimi si bazë për kontest gjyqësor, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi e organizon këtë tryezë.
Ju lutemi regjistroni pjesëmarrjen tuaj më së voni deri më 18.11.2021 (e mërkurë) në këtë link.
Personi për kontakt:
Margarita Gligoroska mgligoroska@yahoo.com, 077953787
Maja Atanasova
070522445
AGJENDA
11:00 – 11:15 Fjalimet hyrëse
– Kire Milovski, Koordinator i programeve, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni
– Margarita Gliguroska, këshilltare juridike, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
11:15 – 11:30 Prezantim i dokumentit të politikave publike – “Qasshmëria e vendimeve gjyqësore në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi në Republikën e Maqedonisë së Veriut”
– Aleksandra Cvetanovska, Shoqata e Juristëve të Rinj të Maqedonisë (ShJRM)
11:30 – 12:00 Diskutim në panel:
– Gjyqtare Lidija Dimova – Kryetare e Gjykatës Themelore Veles
– Tamara Sllaveska Apostollovski – Avokate
– Marija Brindevska – Bashkëpunëtore e lartë për negociata, integrim dhe monitorim në Sektorin për Bashkimin Evropian
12:00 – 12:30 Diskutim, përfundime dhe rekomandime
Moderatore: Maja Atanasova, ShJRM, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi
—————————————————
25 Nëntor 2021