Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Mënyra në të cilën komunikojnë qytetarët dhe pushteti dhe institucionet lokale është me rëndësi të jashtëzakonshme, veçanërisht gjatë krizës shëndetësore dhe ekonomike të Kovid-19. Komunikimi me komunitetin dhe qytetarët është zakonisht i njëanshëm, pa kanale të hapura komunikimi, gjë që krijon hapësirë për një pasqyrë jo të plotë për nevojat e qytetarëve. Prandaj, krijohet një pasqyrë i një subjekti – institucioneve (pushtetit) që imponon zgjidhje dhe masa, ndërsa pala tjetër – qytetarët, të cilët dëgjojnë dhe i zbatojnë ato.

Në komunën e Shtipit konkretisht, është i dukshëm kufizimi i mundësisë për komunikim të dyanshëm ndërmjet pushtetit lokal dhe qytetarëve/organizatave të shoqërisë civile. Komuna nuk ka mjete të dukshme digjitale, të postuara në ueb-faqe ose mënyrë të zhvilluar komunikimi përmes rrjeteve sociale, sipas shembullit të disa prej komunave të tjera në vend. Ueb-faqja nuk ka mjet për pyetje dhe përgjigje, pastaj sistem për raportimin e problemeve dhe për përgjigje të shpejta me zgjidhje të mundshme, e as komunikim të drejtpërdrejtë për sugjerime nga qytetarët dhe për përgjigje në to.

Në të njëjtën kohë, nuk ka praktikë të përfshirjes së komunitetit, qytetarëve përmes organizatave të shoqërisë civile në zgjidhjen e çështjeve të caktuara brenda kompetencave të pushtetit lokal, për të cilat sektori civil ka burime dhe mjete solide.

Projekti “Tregoni që të tjerët ta dinë” i implementuar nga Media Plus Shtip, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, do të përpiqet t’i adresojë këto probleme në mënyrë që të përmirësohet komunikimi ndërmjet qytetarëve dhe organizatave të shoqërisë civile me pushtetin lokal në Shtip, si bazë për propozimin dhe pjesëmarrjen më të madhe në marrjen e vendimeve që janë të rëndësishme për të gjithë.

Përmes aktiviteteve të implementuara në projekt, Media Plus Shtip do të përpiqet t’i përcaktojë dobësitë në komunikimin ndërmjet pushtetit lokal – qytetarëve/organizatave të shoqërisë civile, si dhe të hapë kanale të reja komunikimi ndërmjet pushtetit lokal dhe qytetarëve/organizatave të shoqërisë civile. Në të njëjtën kohë, projekti do të kontribuojë në përmirësimin e platformës për komunikim midis pushtetit lokal dhe qytetarëve.

Storja “Qytetarët e Shtipit kërkojnë mjete digjitale për komunikim më të mirë me Komunën” të përgatitur në kuadër të projektit mund ta lexoni këtu.

***

“MEDIA PLUS” është një shoqatë që hulumton, analizon dhe inicion aksione dhe procese që ndikojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e demokracisë dhe komunitetit të mediave. Qëllimi i tyre përfundimtar është ndryshimi pozitiv dhe një komunitet i shëndetshëm mediatik që do të bashkëpunojë me shoqërinë civile në interes të qytetarëve.

Për më shumë informata për punën e “Media Plus””, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në ueb-faqen e tyre dhe në faqen në Facebook.

—————————————————

29 Tetor 2020