Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

164 arsimtarë nga shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën maqedonase, turke, serbe ose boshnjake, të cila janë pjesë e projektit të FSHHM-së, që ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së arsimit të nxënësve nga komunitetet më të vogla, morën pjesë në trajnimet për zhvillimin e mendimit kritik te nxënësit, si dhe për praktikë cilësore pedagogjike.

Përmes trajnimit “Me lexim dhe shkrim deri te të menduarit kritik”, arsimtarët e lëndës, përmes të mësuarit nga përvoja, gjegjësisht orëve model, u njohën me metodat e mësimdhënies që i mundësojnë nxënësit të mësojë në mënyrë aktive dhe të mendojë në mënyrë kritike. Në trajnimin “Praktika cilësore pedagogjike e shekullit 21”, i cili ishte e dedikuar për arsimtarët e klasave të ulëta nga shkollat e njëjta, arsimtarët u njohën me parimet për realizimin e mësimit modern, i cili e vendos nxënësin në qendër të procesit mësimor. Trajnimet u realizuan në partneritet me FIAKM Hap pas hapi dhe në bashkëpunim me Drejtorinë për avancimin e arsimit të komuniteteve, dhe u mbajtën prej 24 deri më 27 qershor në Ohër dhe Strugë.

Përveç kësaj, nga 27 deri më 30 qershor në Ohër, një grup arsimtarësh nga shkolla të ndryshme të vendit, që e ligjërojnë lëndën zgjedhore “Gjuha dhe Kultura” për romët/boshnjakët/vllahët morën pjesë në trajnimin “Me lexim dhe shkrim deri te të menduarit kritik”, që do t’u mundësojë atyre të fusin risi në mësimdhënien e këtyre lëndëve zgjedhore dhe ta ngjallin interesin te më shumë nxënës për ta zgjedhur lëndën përkatëse.

—————————————————

4 Korrik 2019