Më 21 Prill 2021, ShZQ “Milieukontakt”, Maqedoni dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), zhvilluan një trajnim mbi ndryshimet klimatike për sektorin e shoqërisë civile të komunës së Manastirit.
Qëllimi i trajnimit është të përmirësojë njohuritë e pjesëmarrësve në lidhje me ndryshimet klimatike dhe aksionin klimatik, si dhe të njihen me përmbajtjen dhe zbatimin e konventave dhe marrëveshjeve ndërkombëtare për ndryshimet klimatike. Trajnimi gjithashtu synon të bëjë dallim dhe të sigurojë shembuj të përshtatshëm të masave për lehtësimin e ndryshimeve klimatike (LEHTËSIM) dhe masave të përshtatjes dhe rezistencës ndaj ndryshimeve klimatike (PËRSHTATJE).
Trajnimi filloi me një përmbledhje të legjislacionit ndërkombëtar për ndryshimet klimatike (Konventa Kornizë e KB-ve për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshja e Parisit). Lidhur me legjislacionin kombëtar, u përmendën aktuale dhe nenet e mëparshme të Ligjit për mjedisin jetësor që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, si dhe dokumentet strategjike. Poashtu u prezantua edhe informacioni mbi hartimin e ligjit të parë kornizë për aksion klimatik që është në fazën e tij përfundimtare dhe i cili do të jetë në dispozicion për komentim nga publiku i interesuar, si dhe versioni draft i strategjisë afatgjate për aksion klimaitk 2020-2050 , i cili është një nga dokumentet më ambicioze në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.
Pastaj vijoi një prezantim i shkurtër i termit ndryshime klimatike, vlerësimi i ndikimit të ndryshimeve klimatike, vlerësimi i ndjeshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, që do të thotë përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmëri të klimës, e po ashtu u shpjeguan edhe termat përshtatje dhe lehtësim si dhe u dhanë shembuj të masave të përshtatjes dhe lehtësimit të ndryshimeve klimatike.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të punojnë në grupe pune, ku diskutuan dhe përcaktuan masat e mundshme për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në sektorët e bujqësisë, pylltarisë dhe bujqësisë, si dhe për ujërat dhe shëndetin. Grupet e punës diskutuan dhe përcaktuan edhe masa në nivelin kombëtar dhe lokal për të lehtësuar ndryshimet klimatike.
Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Konceptit të FSHHM-së “Kërcimi i gjelbër – Partneritete për aksion klimatik”.
—————————————————
23 Prill 2021