Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 16 Prill 2021, ShZQ “Milieukontakt”, Maqedoni dhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM), zhvilluan një trajnim mbi ndryshimet klimatike për administratën publike të komunë së Manastirit. Në punëtori morën pjesë punonjës të administratës komunale, gjegjësisht të njësisë për urbanizëm, ndërtimtari, njësisë për zhvillim ekonomik lokal, njësisë për çështje sociale, si dhe një përfaqësues i Këshillit të Komunës së Manastirit.

Qëllimi i trajnimit ishte të ofrojë informacion shtesë dhe të përmirësojë njohuritë e përfaqësuesve të administratës publike lokale mbi ndryshimet klimatike dhe zbatimin e masave dhe politikave në nivelin lokal.  Trajnerë ishin Maja Markovska, Drejtore Ekzekutive e ShZQ “Milieukontakt”, Maqedoni dhe Dr. Petra Pop Ristova, Ekologe Ujore Mikrobiologe, koordinatore e projektit në ShZQ “Milieukontakt”, Maqedoni.

Trajnimi filloi me një përmbledhje të legjislacionit ndërkombëtar për ndryshimet klimatike (Konventa Kornizë e KB-ve për Ndryshimet Klimatike dhe Marrëveshja e Parisit). Lidhur me legjislacionin kombëtar, u përmendën aktuale dhe nenet e mëparshme të Ligjit për mjedisin jetësor që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike, si dhe dokumentet strategjike. Poashtu u prezantua edhe informacioni mbi hartimin e ligjit të parë kornizë për aksion klimatik që është në fazën e tij përfundimtare dhe i cili do të jetë në dispozicion për komentim nga publiku i interesuar, si dhe versioni draft i strategjisë afatgjate për aksion klimaitk 2020-2050 , i cili është një nga dokumentet më ambicioze në fushën e ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Në vazhdim u bë një prezantim i shkurtër i ndikimeve dhe i cenueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike të ujit, mjedisit jetësor, ushqimit dhe shëndetit të njeriut. Gjithashtu u shpjeguan termat lehtësim ose aktivitete për lehtësimin e ndryshimeve klimatike, të demonstruara përmes zvogëlimit të emetimeve të gazrave serë dhe rritjes së rezervave të karbonit; dhe përshtatje ose aktivitete për të zvogëluar ndjeshmërinë ndaj ndryshimeve klimatike. Po ashtu u përmendën dhe u shpjeguan masat për lehtësim dhe masat për përshtatje në sektorët më të ndjeshëm. Pastaj u prezantua edhe projekti “Strategjitë Komunale të Ndryshimit të Klimës”, i cili u financua nga USAID-i dhe u zbatua nga ShZQ “Milieukontakt”, Maqedoni (2012-2017), si dhe përvojat dhe përfitimet për komunat që morën pjesë në të.

Në fund të trajnimit u prezantua koncepti i Qyteteve të qëndrueshme, të gjelbra dhe neutrale në aspekt të klimës, të cilat janë shkaku, por në të njëjtën kohë mund të jenë edhe zgjidhje për ndryshimet klimatike, duke pasur parasysh që qytetet mund të kontribuojnë në arritjen deri në 40% të qëllimeve të Marrëveshjes së Klimës së Parisit.

Ky trajnim u zhvillua në kuadër të Konceptit të FSHHM-së “Kërcimi i gjelbër – Partneritete për aksion klimatik”.

—————————————————

21 Prill 2021