Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Me iniciativën e dhjetë organizatave qytetare u themeluar Rrjeti i Organizatave Qytetare për Partneritet të Hapur Qeveritar (PHQ).

Qëllimi themelor i rrjetit është koordinimi dhe përforcimi i zërit të organizatave qytetare të cilat angazhohen për pjesëmarrjen, transparencën dhe llogaridhënien e pushteteve.

Rrjeti do të angazhohet për fillimin, nxitjen, mbështetjen, zbatimin dhe monitorimin e PHQ-së dhe për nxitjen e pushteteve dhe institucioneve të tjera për zmadhimin e transparencës, llogaridhënies dhe hapjes për pjesëmarrje.

Partneriteti i hapur qeveritar është iniciativë vullnetare ndërkombëtare e cila synon të sigurojë përpjekje konkrete nga pushtetet për qytetarët e tyre, që të promovojnë transparencë, ta nxitin pjesëmarrjen qytetare, luftën kundër korrupsionit dhe shfrytëzimin e teknologjive të reja me qëllim që të përmirësohet qeverisja /udhëheqja më e mirë.

Që të bëhen pjesë të iniciativës për PHQ, shtetet kandidate duhet ta mbështesin Deklaratën për partneritet të hapur qeveritar, të përgatisin plane aksionare nacionale dyvjeçare të përpiluar me konsultime publike, të informojnë rregullisht mbi procesin, të punojnë me shoqërinë qytetare që të arrijnë premtimet e dakorduara dhe të marrim obligim për raporte të pavarura mbi përparimin e tyre nëpërmjet mekanizmit për raportim të pavarur. Përgatita e Planit aksionar për PHQ duhet të jetë inkluziv, që nënkupton se kontributin e vet në këtë proces duhet të japin palët e ndryshme të prekura, duke përfshirë administratën shtetërore, shoqërinë qytetare, pushtetet lokale, sektorin  e biznesit dhe bashkësinë akademike.

Vendi ynë është anëtar i iniciativë që nga viti 2011 dhe ka miratuar katër plane aksionare nacionale (në vitin 2012, 2014, 2016 dhe 2018). Koordinator i aktiviteteve qeveritare për PHQ-në është Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës (MSHIA). Organizatat qytetare janë përfshirë në krijimin e Planeve aksionare nacionale (PAN), si dhe në zbatimin e tyre. Organizatat qytetare të cilat e iniciojnë këtë rrjet janë përfshirë në grupet e punës për zbatimin e PAN-it 2018-2020.

Rrjeti i Organizatave Qytetare për Partneritet të Hapur Qeveritar formohet në prag të përgatitjes së planit të ri aksionar nacional, i pesti me radhë, me qëllim që të veprohet dhe të ndikohet në mënyrë më të organizuar nga organizatat qytetare në krijimin e tij, si edhe të nxitet dhe të monitorohet zbatimi i planeve aksionare ekzistuese dhe të ardhshme.

Roli i këtij rrjeti është të mobilizojë dhe të koordinojë përfaqësimin e shoqërisë qytetare për çështjet që lidhen me PHQ-në.

Rrjeti do të angazhohet në vendosjen e strukturës së re për koordinim të procesit të PHQ-së në Maqedoni e Veriut në përputhje me përvojën ndërkombëtare, me qëllim që të përmirësohet komunikimi me të gjitha palët e përfshira dhe të përforcohet monitorimi dhe evalvimi i aktiviteteve. Rrjeti do të marrë pjesë dhe do të kontribuojë në vendosjen e strukturës së re për koordinim dhe monitorim të zhvillimit dhe zbatimit të PHQ-së.

Me këtë thirrje ftohen të gjitha organizatat e interesuara qytetare, të formuara në përputhje me Ligjin për shoqatat dhe fondacionet, të marrin pjesë në punën e këtij rrjeti.

Anëtarësimi në këtë rrjet kryhet duke plotësuar dhe dorëzuar ekzemplarin e bashkangjitur për anëtarësim deri më 30 dhjetor 2019.

Pas shqyrtimit të formularit nga Këshilli Iniciues organizatat do të informohen përsëri.

Ju lutem t’ua dërgoni këtë thirrje të gjitha organizatave qytetare të interesuara, partnerëve dhe bashkëpunëtorëve tuaj, të cilët i mbështesin vlerat për partneritet të hapur qeveritar dhe që angazhohen për pjesëmarrje, transparencë dhe llogaridhënie të pushteteve, si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror, kurse t’i zbatojnë njëkohësisht ato parime në punën e vet.

 

AIS prezanton në gjuhën Shqipe Deklaratën për Partneritet të Qeverisjes së Hapur

Rrjeti i Organizatave Qytetare për Partneritet për Qeverisje të Hapur

Ekzemplar për anëtarësim

—————————————————

17 Dhjetor 2019