Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 28 mars të vitit 2022, Drejtoresha Ekzekutive e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Fani Karanfillova-Panovska u takua me Ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti, me qëllim të thellimit të përpjekjeve të përbashkëta në procesin e Partneritetit për Qeverisje të Hapur në drejtim të promovimit të transparencës. mbështetjes për pjesëmarrjen qytetare, luftës kundër korrupsionit dhe përdorimit të teknologjive të reja.

Në takim u diskutua për rëndësinë e Këshillit për Koordinimin dhe Monitorimin e procesit të Partneritetit të Qeverisjes së Hapur 2021 – 2023 dhe Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Partneritetin e Qeverisjes së Hapur, si mekanizma të rëndësishëm për dialog strukturor ndërmjet shoqërisë civile dhe autoriteteve, qytetarëve dhe palëve të tjera të interesuara.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit me shoqërinë civile dhe shfrytëzimit të kapaciteteve të tyre në procesin aktual të riorganizimit të administratës së shtetit dhe krijimit të Strategjisë së re për Reformën e Administratës Publike.

—————————————————

31 Mars 2022