Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Më 26 nëntor, me fillim në orën 11 u mbajt një takim online mbi përgjegjësinë sociale dhe ofrimin e shërbimeve publike në Planet Aksionale për Partneritetin për Qeveri të Hapur për shtetet anëtare të Ballkanit Perëndimor.

Qëllimi i ngjarjes ishte ndarja e informacionit për prioritetet e partnerëve dhe organizatave të shoqërisë civile për ofrimin e shërbimeve publike, si dhe përvoja me monitorimin e tyre përmes qasjeve të llogaridhënies sociale; identifikimi i fushave të mundshme me interes të përbashkët që mund të avancohen përmes qasjes së llogaridhënies sociale; pjesëmarrja në diskutime të lehtësuara për secilin vend veçmas, duke i shkëmbyer prioritetet për punë dhe duke krijuar bashkërisht një angazhim të mundshëm për PQH.

Në takim ishin ftuar partnerët nga rajoni: zyrat e Delegacioneve të BE-së, GIZ-it, UNDP-së, Banka Botërore, Integrity Action, Save the Children, World Vision, së bashku me OSHC-të lokale nga secili prej vendeve anëtare të PQH-së në rajon (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kroaci, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbi). Si përfaqësues të RMV-së, morën pjesë: Zyra e UNDP-së në RMV dhe anëtarët e Rrjetit të OShC-ve për PQH – EKOZVON, Shoqata “Global”, Shoqata “ESE”, Shoqata “IMPETUS”, Shoqata “Ljubeznost”, Shoqata “Misla”, Qendra Kombëtare e Romëve, Shoqata e Qendrës Informative Afariste Rome ShQIARMdhe Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në rolin e lehtësuesit të grupit.

Grupi ynë diskutoi në bazë të asaj se cilat janë problemet më të rëndësishme në fushën e ofrimit të shërbimeve publike në vend, cilat janë mënyrat e mundshme për t’i zgjidhur ato, nëse qasja e llogaridhënies sociale mund të kontribuojë në zgjidhjen e tyre dhe cilët janë palët e interesit që mund të angazhohen në mënyrë aktive në bashkë-krijimin e një angazhimi të mundshëm për PQH për llogaridhënien sociale. Pas diskutimit, zbuluam se në fushat e shëndetësisë, arsimit dhe punësimit ka çështje veçanërisht të rëndësishme që duhet të adresohen, rëndësinë e planifikimit dhe monitorimit të buxheteve në nivelin lokal, si dhe rëndësinë dhe nevoja për të përfshirë llogaridhënien sociale si pjesë e politikave të shtetit, për të cilat do të siguronte edhe buxhet. Si qasje, llogaridhënia sociale aktualisht ofrohet vetëm nga ana e organizatave të shoqërisë civile në vendin tonë.

Llogaridhënia sociale synon të forcojë zërin e qytetarëve për të kërkuar llogari dhe përgjegjësi më të madhe drejtpërdrejt nga autoritetet publike dhe ofruesit e shërbimeve. Ajo është një mjet kryesor për hapjen e autoriteteve, pasi krijon presion të përgjegjësisë mbi ofruesit e shërbimeve dhe përpiqet të përmirësojë cilësinë dhe qasjen në shërbimet publike.

Llogaridhënia sociale është bërë edhe më e theksuar në kontekstin e pandemisë së KOVID-19. Së pari, përdorimi i fuqive të jashtëzakonshme dhe burimeve financiare për t’u marrë me krizën shëndetësore dhe ndikimin e saj ekonomik e thekson rëndësinë e llogaridhënies dhe transparencës në forcimin e besimit në institucionet publike. Së dyti, që është e veçantë për ofrimin e shërbimeve publike, KOVID-19 rezulton në ofrim shumë më të kufizuar, mbyllje të shumë zyrave dhe eliminim pothuajse të plotë të ofrimit të shërbimit fizik, veçanërisht në vendet me lidhshmëri të kufizuar dixhitale. Në të njëjtën kohë, ofrimi digjital i shërbimeve publike po shndërrohet në një normalitet të ri në shumë vende gjatë krizës, dhe eventualisht pas saj. Megjithëse, ka mundësi për efikasitet, kjo rrezikon ta thellojë pabarazinë në qasjen në shërbimet publike për grupet tashmë të margjinalizuara dhe të prekshme.

Iniciativat për llogaridhënie sociale midis anëtarëve të PQH nga Ballkani Perëndimor

Pothuajse të gjitha shtetet anëtare të PQH kanë marrë detyrime në lidhje me shërbimet publike të tilla si uji, shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura gjatë Planeve të tyre aksionale. Këto detyrime, në përgjithësi u përqendruan në transparencën, me pritjen se zbulimi i informacionit do të rezultojë me një mundësi të përmirësuar. Analiza e përgatitur nga PQH tregon se kjo rrallë ndodh, dhe përkundrazi, detyrimet e suksesshme të PQH përfshijnë komponente të transparencës dhe llogaridhënies.

Megjithëse ka shumë shembuj të punës për llogaridhënien sociale në vendet e rajonit, kjo është ende në fillimet e saj për sa i përket Planeve aksionale. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë përfshirë disa detyrime për arsimin dhe shëndetësinë, respektivisht. Bosnja dhe Hercegovina ka përfshirë një detyrim për arsimin në Planin e saj të parë aksional. Kishte pak ose aspak detyrime për qasjen në ujë, për shembull.

Për t’i eksploruar mundësitë e përdorimit të Planeve aksionale të PQH-së në rajon në një mënyrë më të madhe për të rritur ose pilotuar projekte që e përmirësojnë ofrimin e shërbimeve përmes llogaridhënies sociale, Njësia për Mbështetjen e PQH-së organizoi një takim me partnerët teknikë, duke shkëmbyer informacion mbi projektet që ata i udhëheqin në rajone të tjera, në mënyrë që të gjenerojnë ide dhe reflektime për atë se çfarë lloj iniciativash mund të parashikohen për të ardhmen dhe cilat organizata lokale të shoqërisë civile të përfshira ose të interesuara të përfshihen në procesin e brendshëm të PQH-së.

—————————————————

4 Dhjetor 2020