Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Средба на ФООМ со Заменикот на Претседателот на Владата за европски прашања

Më 11 shkurt të vitit 2022, përfaqësues të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni realizuan takim me Zëvendëskryeministrin e Qeverisë për Çështje Evropiane, z. Bojan Mariçiq, me qëllim të thellimit të përpjekjeve të përbashkëta për dialog strukturor me organizatat e shoqërisë civile në procesin e integrimit në BE. Fokusi kryesor i takimit ishte përmirësimi i pjesëmarrjes së organizatave të shoqërisë civile në Grupet Sektoriale të Punës duke rishikuar rregulloret e tyre të punës. Para Zëvendëskryeministrit të Qeverisë për Çështje Evropiane kemi prezantuar Propozim-Modelin për përzgjedhjen dhe pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në Grupet Punuese Sektoriale, të zhvilluar në kuadër të projektit “Dialogu me Organizatat e Shoqërisë Civile – Platforma për Pjesëmarrje Strukturore në Integrimin në BE”. Miratimi i Propozim-Modelit dhe ndryshimi i Rregullores së Punës së Grupeve Sektoriale të Punës janë pjesë e Strategjisë së Qeverisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile për 2022 – 2024.

Pas takimit fillestar me udhëheqjen e re të Sekretariatit për Çështje Evropiane do të pasojë finalizimi i Propozim-Modelit dhe më pas prezantimi dhe konsultimi me Këshillin për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Shoqërisë Civile dhe me organizatat e shoqërisë civile. Ideja për propozim-modelin është një procedurë e parashikueshme dhe e qartë për përzgjedhjen dhe pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile në grupet sektoriale të punës; rritje e transparencës së punës së përgjithshme të Grupeve Sektoriale të Punës dhe mundësi e përmirësuar për kontribut thelbësor të organizatave të shoqërisë civile në Grupet Sektoriale të Punës.

—————————————————

15 Shkurt 2022