Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Iniciativa lokale për vendosjen e tabelave rrugore dhe tabelave informuese për qasje në Akuaduktin e Shkupit, doli si kërkesë nga qytetarët që dëshironin ta vizitonin këtë trashëgimi kulturore të Shkupit, por për shkak të informacionit jo-ekzistues rrugor, edhe pse është në zonën e qytetit, ata vështirë kanë mundur të arrijnë atje.

Akuadukti i Shkupit është një ndërtim impozant, por fatkeqësisht, megjithëse është një monument kulture, është harruar nga institucionet kompetente dhe gjithnjë e më e vështirë i reziston shkatërrimeve të kohës. Sinjalizimi jo-ekzistues rrugor ishte një problem për gjetjen dhe qasjen në Akuaduktin e Shkupit. Në vetë lokacionin nuk kishte asnjë tabelë informuese, kështu që vizitorët nuk mund të merrnin asnjë informacion kur mbërrinin atje.

Me këtë iniciativë, ekipi i QAB Shkup, në rrugën e Kaçanikut dhe në bulevardin Sllovenia ka vendosur 10 tabela rrugore në pikat kyçe për qasje në Akuaduktin e Shkupit dhe dy tabela informuese me të dhëna historike në maqedonisht dhe anglisht, për të informuar më mirë vizitorët vendas dhe të huaj.

***

AKUADUKTI I SHKUPIT (gjatësia 387.98m., lartësia 16.5m.)

Datimi i saktë i Akuaduktit të Shkupit nuk dihet. Konsiderohet se daton nga koha e Perandorisë Romake, gjegjësisht Bizantit, në kohën e Justinianit I (nga viti 527 – 554), i cili e ka origjinën nga Tauresium (me gjasë afër fshatit Taor në pjesën jugore të luginës së Shkupit) dhe për këtë arsye quhet edhe Akuadukti i Justinianit. Ndërtimi i tij është i lidhur me shkatërrimin e vendbanimit antik Skupi në fshatin Bardovcë (sidomos pas tërmetit shkatërrues në vitin 518 të erës sonë, kur Skupi antik vdiq praktikisht dhe jeta u zhvendos në fortesën e Shkupit. Sipas hulumtimeve të rrugëve ekzistuese dhe të dhënave turke, përmes Akuaduktit uji është transportuar nga burimi Lavovec në fshatin Glluvo në Malin e Zi të Shkupit, deri në “kazermën e Topçiut”, xhaminë e Mustafa Pashës, deri te ish-qeveria (hukumati) turke, Kurshumli-Hani dhe xhamia e Sia Begut. Uji është transportuar nëpër Autodukt përmes tubave që shkonin nga Perëndimi në Lindje.

—————————————————

27 Tetor 2020