Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shoqata për Zhvillim Rural “Grupi Aksional Lokal AGRO LIDER” është një organizatë që promovon dhe kontribuon për zhvillimin e qëndrueshëm rural në territorin e Komunës së Dollneniz, Krivogashtanit dhe Krushevës përmes iniciativave, partneriteteve dhe përdorimit të potencialit ekzistues.

“Skepticizmi në lidhje me BE-në kundrejt optimizmit në lidhje me BE-në në zonat rurale” është një projekt i zbatuar nga LAG AGRO LIDER, qëllimi kryesor i të cilit është të përmirësojë informimin e qytetarëve, por edhe të rrisë vetëdijen e publikut në zonat rurale për t’i kuptuar proceset e nevojshme të reformave për gjyqësinë dhe të drejtat themelore, përmes arsimit.

Zonat rurale në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbulojnë 90% të territorit të vendit, në të cilin jetojnë 42.2% të popullsisë së përgjithshme të vendit. Mungesa e informacionit është më e madhe, ndërsa rrjedha e informacionit, si dhe të gjitha aktivitetet që do të kontribuonin për informim më të mirë në këto mjedise është më e vogël. Ky është një nga problemet kryesore që paraqiten për funksionimin më të mirë të strukturave rurale dhe përfshirjen e popullatës në marrjen e vendimeve të rëndësishme, si në nivelin lokal ashtu edhe atë shtetëror.

Gjithnjë e më shumë të rinj, veçanërisht nga zonat rurale, nuk i besojnë BE-së. Ata përballen me vështirësi në të kuptuarit e parimeve, vlerave dhe funksionimit të saj. Deficiti demokratik në proceset e BE-së është detektuar si një nga arsyet e euroskepticizmit në rritje midis të rinjve. Prandaj, është veçanërisht e rëndësishme të sigurohet barazi për të rinjtë në zonat urbane dhe rurale.

Sipas gjetjeve, nevoja për arsim, përfshirje dhe hulumtim të mendimit të popullatës nga zonat rurale për gjithë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut është e dukshme. E gjithë kjo do të kontribuojë për një kuptim më të mirë të procesit të përgjithshëm të ndryshimeve të cilat Republika e Maqedonisë së Veriut duhet t’i bëjë sa më shpejt që të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“Skepticizmi në lidhje me BE-në kundrejt optimizmit në lidhje me BE-në në zonat rurale” përmes aktiviteteve të planifikuara do të përpiqet të inkurajojë, edukojë dhe zgjerojë vetëdijen e qytetarëve në zonat rurale të Komunës së Krushevës, Komunës së Dolnenit, Komunës së Krivogashtanit dhe Komunës së Prilepit për procesin e përgjithshëm të anëtarësimit. Theks i veçantë gjithsesi i është kushtuar ndryshimeve të reformave që duhet të ndodhin, si dhe ndryshimeve që do të pasonin në këtë proces që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

“Skepticizmi në lidhje me BE-në kundrejt optimizmit në lidhje me BE-në në zonat rurale” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Për më shumë informata për punën e “LAG AGRO LIDER”, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në faqen në Facebook.

—————————————————

13 Qershor 2020