Sfidat me të cilat përballet procesi arsimor për shkak të epidemisë së Kovid-19 ishin dhe janë të mëdha. Fondacioni Metamorfozis, në kuadër të projektit Resurset e Hapura Arsimore, i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur-Maqedoni (FSHHM), kreu një hulumtim mbi gjendjen e mësimdhënies online, me fokus në shkollat fillore në vendin tonë. Qëllimi i këtij hulumtimi ishte përcaktimi i gjendjeve dhe i sfidave të mësimdhënies online në shkollat fillore në RMV në periudhën mars – qershor 2020, dhe përmes njohurive empirike të jepen rekomandime përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe adresimin e sfidave të identifikuara.
Disa nga gjetjet kryesore të paraqitura në Raport janë:
- Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve (44.5%) kanë raportuar se në shkollë, për nevoja zyrtare, përdorin laptopin e tyre. 84.9% e kuadrit mësimdhënës përdorin e-maile private për komunikim zyrtar. Kjo është problematike nga disa aspekte, veçanërisht nga aspekti i mbrojtjes së të dhënave personale të nxënësve, të cilët janë të mitur gjatë arsimit fillor.
- Pothuajse një e treta e kuadrit mësimdhënës (31.6%) deklaroi se internet në shkollë kanë vetëm në celularin e tyre. Fatkeqësisht, ka edhe vende ku shkollat nuk ofrojnë aspak qasje në internet.
- Në shumë familje me më shumë fëmijë të moshës shkollore, problem ishte edhe “ndarja” e pajisjeve teknike (laptopit, kompjuterit), gjegjësisht situata zakonisht kërkonte që vetëm njëri nga nxënësit të ishte në gjendje të ndiqte mësimin drejtpërdrejt.
- Pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në hulumtim (88.9%) pajtohen se në mënyrë që të zbatohet me sukses një mësimdhënie efektive online, duhet të ndryshohen metodat e zakonshme në procesin e mësimdhënies.
- Një numër i konsiderueshëm (30%) besojnë se një variant më i mirë se sa “një platformë për të gjithë” do të ishte nëse shkollat do të kishin një farë lirie në zgjedhjen e platformave dhe softuerit përmes të cilave do të zhvillohej mësimi online për nxënësit e tyre.
- 45% e të anketuarve pajtohen me qëndrimin se “Në mësimdhënie ka përfaqësim të kënaqshëm të materialeve në të gjitha gjuhët në të cilat zhvillohet mësimi”, ndërsa 70% e mësimdhënësve që japin mësim në një gjuhë tjetër (përveç maqedonishtes), nuk pajtohen me këtë qëndrim
- Sa i përket teksteve shkollore dhe burimeve të tjera arsimore, pothuajse të gjithë pjesëmarrësit (93.9%) pajtohen me mendimin se për mësimdhënie të suksesshme online nevojitet përshtatje e plotë ose e pjesshme e teksteve shkollore.
Raportin e plotë nga hulumtimi mund ta gjeni këtu
—————————————————
17 Shtator 2020