Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Raporti i sivjemë i Komisionit Evropian (KE) për progresin e vendit tonë në vitin 2021, vlerëson se ka “progres të caktuar” në dinamikën e proceseve reformuese në gjyqësor. Kjo devijon nga vlerësimet e dhëna në raportet për vitin 2020 dhe 2019 vit, ku proceset u vlerësuan me “progres të mirë”, gjë që tregon se këtë vit Komisioni është më i rezervuar për sa i përket proceseve reformuese në fushën e gjyqësorit. Në këtë pjesë duhet theksuar fakti se në periudhën raportuese vendi ynë po përballej me pandeminë e shkaktuar nga KOVID 19, e cila ndikoi në dinamikën e zhvillimit të proceseve gjyqësore.

Progresi edhe këtë vit, si dhe vitin e kaluar, vjen si pasojë e zbatimit të Strategjisë për Reformën e Sektorit Gjyqësor 2017 – 2022 (Strategjia), e cila adreson më tej rekomandimet e dhëna nga Komisioni i Venedikut dhe grupi i ekspertëve të lartë për çështjet sistemore për sundimin e së drejtës. Megjithatë, u theksua sërish nevoja për zbatimin konsekuent dhe intensiv të reformave të parapara në Strategjinë për Reformën e Sektorit Gjyqësor, ku posaçërisht u theksua nevoja për zbatimin e intensifikuar të planit aksional të rishikuar. Ky konstatim i KE-së është në përputhje me gjetjet e Grupit Blueprint për Reforma në Gjyqësor të përcaktuara në analizën e fundit për zbatimin e Strategjisë ku thuhet se i gjithë procesi i zbatimit të Strategjisë dhe Planit Aksional për vitin 2020 ka qenë pjesërisht transparent dhe gjithëpërfshirës, ndërsa afati kohor për miratimin e ligjeve, pavarësisht miratimit të planit aksional të rishikuar, është tejkaluar në masë të madhe. Gjetjet në këtë seksion janë të njëjta edhe për procesin e zbatimit të Strategjisë në gjysmën e parë të vitit 2021.

Në analizat e tyre, Grupi Blueprint për Reforma në Gjyqësor, në lidhje me ligjet që i ndjek, vëren se inkluziviteti/përfshirja e palëve të interesuara, duke përfshirë edhe organizatat e shoqërisë civile, në përgatitjen e ligjeve deri diku është plotësuar. Raporti i KE-së thekson se organizatat e shoqërisë civile kanë vazhduar të jenë aktive dhe të luajnë rol të rëndësishëm në procesin e reformës. Nevojiten përpjekje shtesë për të siguruar një proces konsultimi më në kohë, më kuptimplotë, më transparent dhe më të strukturuar me shoqërinë civile.

Sa i përket kornizës legjislative, për herë të parë në pjesën e rekomandimeve kyçe, theksohet nevoja e miratimit të Ligjit të ri për Procedurën Kontestimore, si ligj sistematik, hartimin e të cilit Grupi Blueprint e vlerësoi si gjithëpërfshirës. Propozim-ligji është aktualisht në procedurë parlamentare. Komisioni thekson se vëmendje e veçantë me rastin e miratimit të Ligjit të ri për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, duhet t’i kushtohet respektimit të rekomandimeve të misionit vlerësues nga viti 2018 dhe AGJPK-ja të mbetet e vetmja pikë hyrëse në gjyqësor dhe prokurori, gjë që do të sigurojë qasje të drejtë dhe transparente në këto profesione. Propozim-ligji për Akademinë e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë, edhe pse i dorëzuar, nuk u miratua nga përbërja e mëparshme parlamentare dhe e kthye në Ministrinë e Drejtësisë për finalizim. Aktualisht ai është në procedurë parlamentare.

Veçanërisht vërehet përmbajtja e Komisionit në lidhje me veprimin e Këshillit Gjyqësor. Në Raportin e vitit të kaluar u theksua veçanërisht roli proaktiv i Këshillit në ruajtjen e pavarësisë dhe paanshmërisë gjyqësore dhe transparencës dhe hapjes së tij, ndërsa në këtë Raport është theksuar nevoja që Këshilli ta ruajë rolin e tij si mbrojtës i pavarësisë dhe paanësisë së gjyqtarëve. Gjetjet e Grupit Blueprint për Reforma në Gjyqësor theksojnë se përkundër përmirësimit të kornizës ligjore për kompetencat e Këshillit Gjyqësor të RMV-së, është e një rëndësie të madhe zbatimi praktik adekuat dhe konsekuent i dispozitave ligjore nga ana  e Këshillit Gjyqësor të RMV-së dhe veçanërisht avancimi i proaktivitetit në ruajtjen e pavarësisë dhe paanshmërisë së pushtetit gjyqësor, edhe në ushtrimin e kompetencave të tjera të tij (sidomos digjitalizimi i gjyqësorit, zbatimi i teknologjisë së TIK-ut në gjyqësor, etj.).

Komisioni vuri në dukje përpjekjet e Shoqatës së Gjyqtarëve dhe Këshillit Gjyqësor Mediatik për të avancuar transparencën në gjyqësor. Është veçanërisht e rëndësishme që raporti e thekson nevojën që Këshilli i Prokurorëve Publikë t’i lejojë gazetarët të marrin pjesë në seancat.

Është e rëndësishme të vazhdohet me zbatimin e kornizës ligjore dhe planeve strategjike në lidhje me reformën e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit të Prokurorëve Publikë. KE-ja vë në dukje se në nëntor dhe dhjetor të vitit 2020, u miratuan Strategjitë e reja për burimet njerëzore në gjyqësor dhe prokurori. Por, theksohet edhe nevoja për zbatimin e tyre, veçanërisht në fushën e punësimeve të reja. KE-ja e thekson nevojën për të rekrutuar prokurorë të rinj publikë në luftën kundër korrupsionit.

Komisioni sivjet, ashtu si edhe vitet e kaluara, shpreh shqetësimin për buxhetin e ndarë për gjyqësorin dhe prokurorinë publike.  Në fakt, buxheti i gjykatës për momentin është 19,5 euro për kokë banori, krahasuar me mesataren në Ballkanin Perëndimor prej 38 euro për kokë banori, që është dy herë më pak. Komisioni Evropian gjithashtu vë në dukje se buxheti i ndarë për gjykatat, prokuroritë publike dhe buxheti e dedikuar për ndihmë juridike është ulur me 8,3%, krahasuar me vitin 2019. Në maj të vitit 2021, në ENER u publikua një njoftim për fillimin e përgatitjes së Ligjit për Buxhetin Gjyqësor. Përqindja e parashikuar e PBB-së që i dedikohet pushtetit gjyqësor në përputhje me Ligjin për Buxhetin Gjyqësor, vite me radhë nuk realizohet dhe nuk realizohen masat në Strategji të cilat parashikojnë rritjen e buxhetit të gjykatave.

Ka një hap pozitiv në fushën e zgjidhjes alternative të kontesteve, ku në vitin 2020, numri i çështjeve të zgjidhura me ndërmjetësim është rritur me 55% krahasuar me vitin 2019. Propozim-ligji i ri për Ndërmjetësimin synon ta avancojë më tej konceptin e ndërmjetësimit dhe aktualisht është në procedurë parlamentare. Megjithatë, për të afirmuar plotësisht ndërmjetësimin, KE-ja e thekson nevojën për ta promovuar atë. KE-ja gjithashtu i mirëpret përpjekjet e Gjykatës Supreme dhe të katër gjykatave të apelit për të përmirësuar konsistencën e vendimeve dhe për të harmonizuar praktikën gjyqësore.

Rekomandime për adresimin e sfidave të identifikuara në raport[1]

Nga analiza e përmbajtjes së raportit del se shumë nga sfidat e vjetra mbeten. Vlerësimi për përparimin është një paralajmërim dhe në periudhën e ardhshme është e nevojshme që vendi ynë të fokusohet veçanërisht në proceset reformuese në fushën e gjyqësorit duke i intensifikuar reformat e parashikuara në Strategjinë për Reformën e Sektorit Gjyqësor. Në këtë kontekst, është thelbësore të intensifikohet procesi i përfshirjes, si dhe një proces konsultimi në kohë, kuptimplotë dhe transparent me shoqërinë civile. Është gjithashtu e nevojshme:

[1] Rekomandimet bazohen në gjetjet e raportit të KE-së dhe gjetjet e analizave, raporteve të Grupit Blueprint për reforma në gjyqësor dhe të organizatave të shoqërisë civile – anëtarë të grupit.

—————————————————

27 Tetor 2021