Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në organizim të Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, më 8 shkurt u mbajt Tryeza e rrumbullakët kushtuar Sfidave për harmonizimin e Direktivës 2010/41/BE në fushën e mbrojtjes sociale dhe kompensimeve gjatë lehonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Roli ende i pranishëm tradicional patriarkal i grave në bashkësinë familjare kontribuon në aktivitetin e tyre më të ulët në tregun e punës, mundësitë e kufizuara të punësimit dhe avancimit, përfitimet e kufizuara sociale, varësinë nga burri ose partneri i jetës, dhe shpesh herë edhe me humbje të vendit të punës për shkak të amësisë. Ky pozicion i gruas në tregun e punës reflektohet më tej në pozicionin e saj në format dhe modelet e ndryshme të punësimit dhe realizimit të të drejtave që rrjedhin prej tyre.

Për shkak të rëndësisë së vetëpunësimit dhe transpozimit të legjislacionit të BE-së në kontekstin vendor, Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka përgatitur një Dokument të politikave publike të titulluar “Si të sigurohet mbrojtje më e madhe për gratë shtatzëna të vetëpunësuara dhe bashkëshortet shtatzëna dhe partnerët e jetës së personave të vetëpunësuar: Sfidat për harmonizimin e Direktivës 2010/41/BE në fushën e mbrojtjes sociale dhe kompensimet e lehonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, nga autorja Jovana Jovanovska Kanurkova. (  Koalicioni MARGJINAT | Si të sigurohet mbrojtje më e madhe për gratë shtatzëna të vetëpunësuara dhe bashkëshortet shtatzëna dhe partnerët e jetës së personave të vetëpunësuar (coalition.org.mk))

Ky dokument ishte në fokus të tryezës së rrumbullakët të mbajtur më 8 shkurt 2022, ku morën pjesë përfaqësuese të organizatave të shoqërisë civile dhe të ministrive dhe institucioneve përkatëse. Ngjarja u organizua në kuadër të projektit “Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Aksioni i përbashkët për avancimin e barazisë dhe drejtësisë sociale të komuniteteve të margjinalizuara”, i mbështetur financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni”.

Në emër të Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni u drejtua Drejtoresha e Programit për sundimin e ligjit dhe qeverisje të mirë – Dançe Danillovska Bajdevska, e cila theksoi se Fondacioni për shumë vite ka punuar në rrjetëzimin e organizatave në baza tematike, dhe me iniciativë të përbashkët për ndryshime të kornizës ligjore me qëllim që gratë fermere individuale të fitojnë një shoqëri lehonie me pagesë, e cila do të korrigjojë padrejtësinë ndaj dhjetëra mijëra grave në moshë riprodhuese, të cilat janë fermere të regjistruara. Drejtoresha e Programit të FSHHM-së shtoi se prioritet më i lartë i Fondacionit edhe më tej është mbrojtja dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve të margjinalizuar. Duke pasur parasysh situatën tejet të pasigurt dhe të rrezikshme në të cilën u gjet shoqëria jonë dhe shëndeti publik gjatë pandemisë së Kovid-19, nevoja për t’i mbrojtur qytetarët më të cenueshëm ishte shumë e madhe. Në këtë drejtim, FSHHM-ja ofroi një donacion prej 1 milion dollarësh, përmes të cilit, përveç ndihmës për qytetarët e rrezikuar në aspekt social, u bë i mundur edhe përmirësimi i kapaciteteve të shoqatave dhe organizatave “think-tank” që kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë civile edhe në kohë krize dhe për ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë në krijimin e politikave.

Një ilustrim i qartë të situatës në vendin tonë dha Marina Toshevska nga LAG-u Agro Lider, e cila iu referua amësisë si e drejtë themelore e grave fermere. Hulumtimet e tyre në terren, të cilat kanë arritur deri në 400 familje në zonat rurale, kanë treguar se ato përballen me një sërë sfidash dhe nuk i shfrytëzojnë përfitimet që i kanë sektorët e tjerë të punës. “Për shkak të presioneve ekonomike dhe mungesës së sigurisë së të ardhurave, shumica e grave të angazhuara në bujqësi nuk mund të përballojnë uljen e ndjeshme të ngarkesës së punës para dhe pas lindjes së fëmijës, kështu që ato vazhdojnë të punojnë edhe në fund të shtatzënisë ose fillojnë të punojnë shumë shpejt pas lindjes, duke e ekspozuar kështu veten dhe fëmijët e tyre ndaj rreziqeve të rëndësishme shëndetësore, si lindja e parakohshme, aborti i padëshiruar, etj. Këto gra përballen me sfida të shumta, dhe gjenden në një situatë jashtëzakonisht të vështirë financiare kur mungojnë për shkak të shtatzënisë, lindjes apo amësisë, gjë që ndikon edhe në shëndetin e tyre dhe të fëmijëve të tyre”, deklaroi tha Tosheska.

Duke theksuar se diskriminimi gjinor është shprehur fuqishëm në marrëdhëniet e punës, siç dëshmohet edhe nga fakti se hendeku gjinor në pandemi është rritur për 22,7%, Natasha Petkovska dhe Tona Kareva nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut shpjeguan qëllimin e Direktivës për të mbrojtur edhe “bashkëshortet që ndihmojnë” duke ofruar sigurimin e tyre social në baza të barabarta me punëtorët e tjerë. Kjo Direktivë, për herë të parë, jep kompensim për lehoninë për gratë e vetëpunësuara në nivel të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, Direktiva u mundëson shteteve anëtare të miratojnë masa për veprime pozitive që synojnë sigurimin e barazisë së plotë midis burrave dhe grave gjatë moshës së punës. Janë identifikuar tre mangësi kryesore të legjislacioni vendor në lidhje me transpozimin e Direktivës 2010/41/BE: mungesa e përcaktimit dhe e rregullimit të duhur të vetëpunësimit; mosnjohja e partneritetit jetësor në mbrojtjen sociale; dhe mospërmbushja e standardeve të përcaktuara në Direktivë për sa i përket kompensimit për lehoninë.

U prezantuan edhe rekomandimet e synuara, të dedikuara për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, Ministrinë e Shëndetësisë dhe Fondin e Sigurimeve Shëndetësore. Në mënyrë që të jetë në përputhje me Direktivën, nevojiten ndryshime në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës për njohjen e personave të vetëpunësuar në Ligjin për Marrëdhëniet e Punës, si dhe rekomandimi për krijimin dhe zbatimin e një kornize ligjore gjithëpërfshirëse që do të sigurojë të drejtën për pushimin e lehonisë dhe të drejtën për kompensim në të holla, për mungesën nga puna për shkak të shtatzënisë, lindjes dhe amësisë edhe për posedueset e sigurimeve shëndetësore të një ekonomie familjare bujqësore. Ministria e Punës dhe Politikës Sociale duhet të angazhohet edhe për ndryshimin përkatës të Ligjit për Punësim dhe Aigurim në rast papunësie, ndërsa i një rëndësie të veçantë është miratimi i një ligji të veçantë që do të rregullojë partneritetin civil si formë e partneritetit dhe do të njohë partnerët e jetës në të njëjtat kushte si edhe bashkëshortët që kanë lidhur martesë civile në përputhje me Ligjin për Familjen lidhur me fitimin e të drejtave. Për të ofruar mbrojtje sociale për të gjitha gratë e prekura, nevojiten një sërë ndryshimesh edhe në Ligjin për Sigurim Shëndetësor.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale e përshëndetën këtë iniciativë dhe vunë në dukje hapat e ardhshëm në këtë fushë, ku fillimisht do të formalizohet një grup pune i cili do të jetë ndërdisiplinor dhe multisektorial, dhe i cili do të adresojë në mënyrë adekuate sfidat duke pasur parasysh përmasat e problemit.

Në diskutim gjatë aktivitetit morën pjesë edhe përfaqësues të Koalicionit Rural, Federatës Kombëtare të Fermerëve dhe të organizatave të tjera të shoqërisë civile, të cilët së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale ranë dakord që këtyre çështjeve t’u jepet prioritet i lartë.

—————————————————

9 Shkurt 2022