Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Pandemia për një pjesë të madhe të punëtorëve joformalë nënkupton përballje të përditshme me dilemën e “vdekjes nga uria ose nga virusi”. Për shkak se punëtorët joformalë janë shpesh të padeklaruar dhe me kualifikime të ulëta, nuk kanë mbrojtje bazë, duke përfshirë edhe sigurimin social, kanë qasje të dobët në shërbimet shëndetësore dhe nuk kanë burim alternativ të ardhurash në rast sëmundjeje ose mbylljes së vendit të punës, pandemia për ta kishte pasoja të mëdha dhe serioze.

Se si KOVID-19 ndikoi realisht mbi punëtorët joformalë dhe të përkohshëm mund të shihet shkurtimisht më poshtë, ndërsa “Analizën e plotë të efektit të Kovid-19 mbi punëtorët që janë pjesë e ekonomisë joformale dhe punëtorët e punësuar përkohësisht, përmes masave të propozuara për mbështetjen e tyre” të përgatitur Shoqata për hulumtimin e politikave – ANALITIKA, Shkup, prej ku janë nxjerrë edhe të dhënat, mund të lexoni në LINKUN në vijim.

 

 

 

 

 

—————————————————

3 Nëntor 2021