Filluan orët me punë praktike në serrën në SHFK “Johan Hajnrih Pestaloci”. Nxënësit e shkollës nëpërmjet këtyre orëve me punë praktike do të njihen me procesin e kultivimit të drunjve dhe bimëve, por do të mësojnë edhe si të kujdesen për bimët e mbjella. Ata, për momentin, mbjellin bimë dhe drunj të ndryshme në serrë, me udhëzime nga arsimtarët dhe një pjesë e prindërve, duke i mësuar proceset themelore. Ajo që ata do ta mësojnë tani në këto orë, do t’u ndihmojë më tutje ta gjelbërojnë edhe oborrin e shkollës, iniciativë kjo nga e cila do të kenë dobi shumë gjenerata të ardhshme të shkollës “Pestaloci”.
Fëmijët duan të mësojnë nëpërmjet praktikës dhe lojës, dhe në atë mënyrë ata fitojnë njohuri më lehtë dhe i mbajnë mend më gjatë. Në serrë, në orët me punë praktike, ata do të mësojnë shumë, por edhe do ta zbukurojnë mjedisin e tyre të përditshme, si dhe do ta gjelbërojnë oborrin e shkollës.
Interesi i nxënësve është shumë i madh, ata marrin pjesë me gëzim dhe kontribuojnë gjatë orëve, mësojnë për bimët, mjedisin jetësor, përgjegjësinë që e kanë ndaj natyrës. Nëpërmjet këtyre orëve praktike, te ata zhvillohet vetëdija e tyre ekologjike, diçka që është me rëndësi të paçmueshme, veçanërisht në këtë kohë kur janë duke ndodhur ndryshime serioze klimatike. Duke i pasur parasysh të gjitha problemet që kanë të bëjnë me mjedisin jetësor, të cilat i hasim për çdo ditë, si për shembull ajri i ndotur, është veçanërisht e rëndësishme te fëmijët të mbillet ideja për mbrojtjen e natyrës dhe resurseve të saj. Në të njëjtën kohë, ideja se pjesëmarrja e tyre aktive si individë do të kontribuojë në diçka nga e cila do të kenë dobi të gjithë nxënësit si grup dhe shkolla si bashkësi, është një përfitim i madh që nuk është i dukshëm në fillim, por që do të lërë gjurmë të forta te fëmijët, qytetarët e ardhshëm aktivë.
Fëmijët duan të mësojnë nëpërmjet praktikës dhe lojës, dhe në atë mënyrë ata fitojnë njohuri më lehtë dhe i mbajnë mend më gjatë. Në serrë, në orët me punë praktike, ata do të mësojnë shumë, por edhe do ta zbukurojnë mjedisin e tyre të përditshme, si dhe do ta gjelbërojnë oborrin e shkollës.
Serra në SHFK “Johan Hajnrih Pestaloci” u realizua me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni.
—————————————————
18 Prill 2019