Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni në periudhën prej 8 deri më 11 korrik 2019 në Ohër mbajti një seminar për përforcim ligjor për punonjësit e Ministrisë për Punë dhe Politikë Sociale (MPPS) dhe Qendrave për Punë Sociale (QPS) . Në seminar morën pjesë 8 përfaqësues nga MPPS-ja dhe 13 përfaqësues nga QPS-të, si dhe përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile: EHO – Organizata edukative – humanitare, “Gllasen tekstilec”, Klinika ligjore për grupet e rrezikuara, Romano Çaçipe, HERA, HOPS, “Izbor”, Reaktor, Shoqata për emancipimin, solidaritet dhe barazinë e grave – ESE dhe Qendra kulturore e të rinjve – Manastir, të cilat punojnë në partneritet me FSHHM-në në konceptin e forcimit ligjor.

Qëllimi i seminarit ishte që punonjësit nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Qendrat për Punë Sociale të fitojnë njohuri adekuate për atë se çka përmban koncepti i forcimit ligjor dhe për nevojën për institucionalizimin e tij. Ky seminar është pjesë e prioritetit Qasja në drejtësi në kuadër të Planit aksional kombëtar për Partneritetin e Qeverisë së Hapur 2018-2020, në angazhimin për të cilin institucion referues është MPPS-ja.

Përmes sesioneve teorike dhe interaktive, pjesëmarrësit patën mundësi të njihen me konceptin e forcimit ligjor, modelet e shërbimeve juridike dhe parajuridike që ofrohen në komunitet, mundësitë për financimin e shërbimeve, rëndësinë e planifikimit strategjik të mbledhjes së të dhënave dhe tema të tjera relevante për konceptin e forcimit ligjor.

Programi i seminarit u zhvillua në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Drejtësisë dhe organizatave të shoqërisë civile që në vitet e kaluara kanë qenë pjesëmarrëse në Kursin ndërkombëtar për përforcim ligjor në Budapest, dhe paraqet përshtatje të programit nga Kursi ndërkombëtar për përforcimin ligjor në kontekstin e Maqedonisë.