Partitë politike financohen nga paratë e qytetarëve për të qenë në gjendje t’i përfaqësojnë ata në mënyrë aktive, të marrin vendime dhe të marrin pjesë në hartimin e politikave publike. Paratë u duhen partive që t’i organizojnë aktivitetet e tyre, të marrin pjesë në zgjedhje dhe të agjitojnë te votuesit. Por, sa na kushtojnë partitë politike?
Shikoni videon e shkurtër edukative mbi financimin shtetëror të partive politike:
Kjo video është përgatitur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni (FSHHM) për Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI) në kuadër të programit “Avancimi i transparencës financiare të partive politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut” me mbështetje financiare nga Fondi Kombëtar për Demokraci nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA).
FSHHM -ja është përgjegjëse për përmbajtjen dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron qëndrimet e Institutit Ndërkombëtar Republikan (IRI) dhe Fondit Kombëtar për Demokraci.
—————————————————
4 Maj 2022