Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Dhuna ndaj romëve në Manastir ka zgjatur pak a shumë me vite dhe është e pranishme në publik pa pasur ndonjë reagim serioz nga institucionet kompetente. Për fat të keq, sulmet e fundit në 2-3 muajt e kaluar, në të cilat anëtarët e komunitetit rom u rrahën brutalisht pa ndonjë arsye të veçantë, nga ana e policëve të uniformuar në detyrë nga stacioni policor i Manastirit. Kjo është e pafalshme dhe nuk duhet heshtur! Çdo qytetar duhet ta dënojë dhe të luftojë kundër këtij lloji të dhunës!

Kjo është arsyeja pse një grup aktivistësh nga Manastiri e krijuan këtë aksion në mënyrë që të flasin publikisht dhe për të kujtuar publikun se shumica e problemeve me dhunën ndaj romëve ende nuk kanë zgjidhje. Fatkeqësisht, Manastiri është një nga qytetet në Maqedoni me përqindjen më të lartë të dhunës ndaj Romëve që janë viktima jo vetëm të policisë, por edhe të shumë banditëve lokalë, që e derdhin zemërimin dhe irritimin e tyre mbi bashkëqytetarët tanë romë çdo ditë.

Aksioni përbëhet nga një duzinë thasësh boksi të vendosura në hapësirë publike në qytet, afër vendeve ku ndodhën incidentet e fundit. Në thasët, si dhe në disa rekuizita të ngjashme, afishe dhe banerë janë shkruar mesazhet – romët nuk janë thasë boksi dhe stop për dhunën ndaj romëve. Me këtë aksion, aktivistët donin ta theksonin këtë problem për publikun vendas, për të cilin ngurrojnë të flitet, dhe që për vite hedh një njollë të errët dhe turp mbi Manastirin.

—————————————————

1 Dhjetor 2020