Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

“Thjerra e gjelbër” është një shoqatë qytetare që angazhohet për sundimin e ligjit, integritetin dhe funksionalitetin e institucioneve, si dhe luftën kundër korrupsionit. Vitet e fundit, shoqata, përmes projekteve dhe aktiviteteve, është përqendruar në përmirësimin e situatës në gjyqësi, ndihmë ndaj personave të dënuar padrejtësisht, ushtrimin e të drejtave të tyre sipas ligjit të amnistisë dhe ri-socializimit, si dhe zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Provës si vlerë evropiane.

“Risocializimi dhe riintegrimi në shoqëri përmes provës” është projekt që implementohet nga “Thjerra e gjelbër”, i cili synon të kontribuojë në zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Provës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sipas përvojave të vendeve perëndimore, shërbimi i provës, në afat të gjatë jep rezultate të suksesshme në drejtim të luftimit të krimit, por gjithashtu edhe në riintegrimin dhe risocializimin e autorëve të veprave penale në komunitet. Për sa i përket dënimeve me burgim efektiv, shërbimi i provës me masa alternative shumë herë e ul koston e buxhetit të shtetit, zvogëlon mbipopullimin e burgjeve, dhe kështu përmirësohet kushtet në burg, që rezulton me më pak padi kundër shtetit në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Në të njëjtën kohë, shërbimi i provës si vlerë evropiane na afron në përmbushjen e rekomandimeve për anëtarësim në BE, si dhe në përmbushjen e rekomandimeve nga Kapitulli 23.

Sipas të dhënave të Këshillit të Evropës, Republika e Maqedonisë së Veriut është vendi i tretë për nga mbipopullimi i burgjeve me 123 të burgosur në 100 vende të lira.  Në vendin tonë, në mënyrë dominuese praktikohet burgosja, në krahasim me shërbimin e provës dhe dënimet alternative me qëllim të ri-socializimit të të dënuarve përmes punës në dobi të komunitetit. Si një formë e pashmangshme e dënimit, burgosja ka një sërë pasojash negative për integrimin shoqëror, por edhe për shkallën e lartë të recidivizmit. Në nivel individual, ndodh dehumanizimi, degradimi shoqëror, infeksioni kriminal dhe fenomene të tjera që ndikojnë negativisht në rehabilitimin. Pasojat negative janë veçanërisht të dukshme te dënimet me burg të shkurtër.

Politikat penale të vendeve të zhvilluara janë të orientuara drejt sanksioneve alternative, përmes promovimit të shërbimit të provës dhe formave të tjera të edukimit dhe të mbikëqyrjes, duke u futur në përdorim teknologjinë e informacionit si mjet për mbikëqyrje. Zhvillimi dhe zbatimi i sanksioneve në kuadër të komunitetit, të cilat menaxhohen nga një shërbim i veçantë i specializuar i provës, deri më tani është më i përhapur dhe më i rëndësishëm në shumë sisteme juridike kombëtare.

Qëllimi kryesor i Ligjit për Shërbimin e Provës është zvogëlimi i numrit të të burgosurve në burgje përmes mekanizmave juridikë, gjegjësisht përmes përdorimit të masave alternative, e jo përmes përdorimit të mekanizmave politikë, duke pasur parasysh që disa burgje në vendin tonë po përballen me “mbipopullim”. Analizat e anketave vënë në dukje edhe kornizën e pamjaftueshme normative për zbatimin e masave alternative. Në të njëjtën kohë, duke pasur parasysh që Shërbimi i provës është një risi në sistemin e drejtësisë penale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, niveli i informimit për qëllimet, rolin dhe kompetencat e Shërbimit të provës është shumë i ulët.

“Risocializimi dhe riintegrimi në shoqëri përmes provës” përmes aktiviteteve të planifikuara, të tilla si hulumtimi, analizimi i materialeve promovuese, etj., do të përpiqet të sigurojnë kushte për përmirësimin e situatës me zbatimin e Ligjit për Shërbimin e Provës dhe ta ngrisë vetëdijen e publikut për këtë temë të rëndësishme. Konkretisht, gjetjet, konkluzionet, por edhe rekomandimet që lidhen me analizën e nivelit të informimit për shërbimin e provës të të dënuarve në burgje dhe përcaktimin e nevojave specifike për arsimim të mëtutjeshëm në fushën e shërbimit të provës, të përgatitur në kuadër të projektit mund t’i lexoni KËTU

“Risocializimi dhe riintegrimi në shoqëri përmes provës” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Për më shumë informata për punën e “Thjerrës së Gjelbër””, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në ueb-faqen e tyre dhe në faqen në Facebook.

—————————————————

8 Qershor 2020