Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Shoqata e qytetarëve të punëtorëve të tekstilit, të lëkurës dhe të këpucëve “Glasen Tekstilec”, Shtip, është organizatë që angazhohet për realizimin e të drejtave të punëtorëve nga industria e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve.

Njohuritë nga puna me punëtorët e tekstilit në terren tregojnë se ata janë në pozitë të pafavorshme në shumë aspekte. Duke marrë parasysh aspektin e qasjes në drejtësi, përvojat dhe analizat e deritanishme tregojnë se punëtorët e tekstilit kanë me të vërtetë qasje të kufizuar në drejtësi. Kjo është kryesisht për shkak të mungesës së informacionit, por edhe nga frika prej institucioneve, siç është për shembull inspektorati i punës, mungesa e besimit në institucione, si dhe aspekti financiar, gjegjësisht procesi i shtrenjtë gjyqësor.

Në të njëjtën kohë, punëtorët shpesh hasin edhe në probleme gjatë procesit gjyqësor ndaj të cilit janë të pafuqishëm: pengesat për të siguruar qasjen në drejtësi, veçanërisht për ata të margjinalizuarit, si dhe shembuj me ndikime politike dhe të tjera në punën e institucioneve. Në këtë kontekst, sigurimi i ndihmës juridike falas në rast të shkeljes së të drejtave të punëtorëve dhe të njeriut, mobingut dhe diskriminimit është me rëndësi thelbësore për punëtorët në industrinë e tekstilit, të lëkurës dhe këpucëve – në këtë mënyrë punëtorët kanë një shans të shumëfishtë për drejtësi para institucioneve.

Projekti “Qasja në drejtësi në Rajonin Lindor” i cili synon avancimin dhe respektimin e të drejtave të njeriut duke e përmirësuar qasjen në drejtësi për qytetarët, përmes aktiviteteve të planifikuara do të sigurojë monitorimin e punës së gjykatave dhe kënaqësinë e qytetarëve u janë drejtuar atyre gjykatave dhe institucioneve kompetente, në rastet e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të punës.  Kjo do të sigurojë një pasqyrë të saktë të situatës aktuale dhe të kënaqësisë së qytetarëve nga institucionet përgjegjëse për qasje në drejtësi dhe gjykim të drejtë, por gjithashtu do të rritet edhe vetëdija e qytetarëve për atë se si të kenë qasje në drejtësi nëse u shkilen të drejtat e tyre të njeriut.

Në të njëjtën kohë, duke përdorur informacionin që do të dalë nga monitorimi dhe analiza, projekti do të përpiqet ta informojë publikun dhe institucionet në lidhje me rëndësinë e gjyqësisë dhe drejtësisë së reformuar për të gjithë si pozicione të nevojshme në anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ku respektimi dhe gëzimi i të drejtave të njeriut është vlera dhe prioriteti më i lartë.

“Qasja në drejtësi në Rajonin Lindor” është njëri nga 15 projektet e organizatave të shoqërisë civile të mbështetura nga FSHHM-ja për zbatimin e aktiviteteve që do të kontribuojnë për ta kuptuar më mirë procesin e anëtarësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Për më shumë informata për punën e “Glasen Tekstilec”, si dhe për aktivitetet e projektit, ndiqni ata në ueb-faqen e tyre dhe në faqen në tyre Facebook.

—————————————————

28 Korrik 2020