Në kuadër të aktiviteteve të Konceptit “Partneritete në komunitete për avancimin e demokracisë lokale”, më 15 tetor dhe 27 tetor të vitit 2020, përmes platformës ZOOM u mbajtën dy punëtori për zbatimin praktik të metodologjisë për aktivizmin kreativ dhe artistik. Pjesëmarrës në punëtori janë përfaqësues nga: Romano Çaçipe nga Shuto Orizare, IRIS nga Shuto Orizare, Stacioni 5 nga Prilepi dhe Qendra Kombëtare e Romëve nga Kumanova. Pjesëmarrësit do të hartojnë dhe do të planifikojnë aksione konkrete në përputhje me nevojat e komuniteteve, idetë, shkathtësitë dhe mundësitë e tyre kreative.
Punëtoritë drejtohen nga ekipi maqedonas për aktivizëm kreativ artistik, i përbërë nga Nikolla Pisarev, Gjorgje Jovanoviq, Goran Kostovski, Andrej Mitevski dhe Adrijana Llavçiska.
—————————————————
2 Nëntor 2020