Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Rrjeti i LAG-eve, në konsultim me palët e interesuara dhe me përfshirjen e Komunës së Manastirit dhe Njësisë së Mjedisit Jetësor, ka zhvilluar një Program për Përshtatje ndaj Ndryshimeve Klimatike në Bujqësi. Programi është dorëzuar në Këshillin e Komunës së Manastirit dhe pritet miratimi i tij dhe parashikimi i mjeteve për zbatimin e tij në buxhetin e Komunës së Manastirit për vitin 2023. Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është të kontribuojë në menaxhimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike duke aplikuar metoda të përshtatshme në prodhimin bujqësor.

Sipas analizave dhe vlerësimeve të publikuara në raportet zyrtare për ndryshimet klimatike, është evidente se ngrohja globale do të ketë ndikim të dëmshëm në Tokë, me ç’rast Evropa Jugore, ku bën pjesë edhe Republika e Maqedonisë Veriore, do të jetë e cenueshme me intensitet më të madh. Ekspertët e ndryshimeve klimatike thonë se ato do të kenë një efekt të dëmshëm në prodhimin bujqësor, e me këtë edhe në prodhimin e kafshëve. Prandaj, është e rëndësishme që publiku të ndërgjegjësohet për problemin e ndryshimeve klimatike dhe masat e nevojshme për të mbrojtur dhe zbutur efektet e tyre, si dhe që të zhvillohen strategjitë e përshtatjes në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar. Në këtë drejtim është edhe përgatitja e këtij Programi për nevojat e komunës së Manastirit për zvogëlimin e ndikimit negativ dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike, për të cilat pritet të jenë të mëdha në periudhën e ardhshme. Plani i veprimit përmban aktivitete për zbatimin e masave që besohet se mund të ndihmojnë rreth ndikimit negativ të ndryshimeve klimatike në prodhimin bujqësor dhe mjedisin jetësor në tërësi.

Masat e propozuara janë vetëm një fillim pionier që duhet të kenë vazhdimësi edhe pas përfundimit të këtij programi. Në të ardhmen, të gjitha ekonomitë bujqësore duhet të përpiqen të aplikojnë teknologji që do të nënkuptonin përshtatjen ndaj ndikimit të ndryshimeve klimatike nga njëra anë dhe nga ana tjetër arritjen e rezultateve më të mëdha dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Programi është në dispozicion në këtë link.

—————————————————

1 Qershor 2022