Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Sindikata e Pavarur Akademike (SPA) më 27.11.2021 (e shtune) ne Hotelin “Karposh”, organizoi prezantim publik të dokumentit të politikave publike me titull “Prania në publik e personelit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe ndikimi i tyre në komunitet”. Dokumenti i politikave publike me titull “Prania në publik e personelit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe ndikimi i tyre në komunitet” është përgatitur në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” nga ekipi i ekspertëve të Sindikatës së Pavarur Akademike (SPA). Autorë të dokumentit janë Prof. Dr Mirjana Najçevska, Prof. Dr. Dragor Zarevski, Prof. Dr. Bojana Naumovska, Doc. Dr. Bisera Stankova dhe Mr. Luan Imeri.

Në kuadër të promovimit fjalën hyrëse e mbajti Prof. Dr. Dragor Zarevski, i cili e theksoi rëndësinë e ndikimit të sektorit akademik në vendet shumë të zhvilluara në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror, e mbi të gjitha në konceptimin dhe zhvillimin e politikave funksionale publike, si dhe në zhvillimin e ekonomisë. Dokumenti u prezantua nga Prof.Dr. Mirjana Najçevska, (me lidhje përmes video-konferencës) dhe Doc. Dr. Bisera Stankova, me ç’rast u theksua se ndikimi i arsimit të lartë dhe veçanërisht i universiteteve në komunitetin e gjerë, në sektorin privat dhe në proceset vendimmarrëse në komunitetin e ngushtë dhe të gjerë është një temë që në shkallë globale po përmendet gjithnjë e më shumë në njëzet vitet e fundit. Drejtimi i fundit i zhvillimit sugjeron nevojën për rritjen e ndikimit të arsimit të lartë. Në këtë kuptim, nuk po flasim më vetëm për dy misionet bazë të arsimit të lartë (trajnimi dhe hulumtimi), por edhe për misionin e tretë (shërbimet për shoqërinë). Si trajnimi ashtu edhe hulumtimi kanë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë në zhvillimin e shoqërisë dhe në zhvillimin e komunitetit specifik (me trajnimin e kuadrove, zbulimet e reja, grumbullimin e njohurive …), megjithatë, ndikimi i menjëhershëm arrihet kryesisht përmes misionit të tretë – shërbimeve për shoqërinë.

Nevoja për ndikim të drejtpërdrejtë dhe të dukshëm të arsimit të lartë/universiteteve në zhvillimin e komunitetit (veprimtaria e shërbimit të arsimit të lartë) argumentohet nga:

Sipas të dhënave të marra nga hulumtimi i bërë, perceptimi i stafit akademik është se arsimi i lartë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shumë pak i përfshirë në proceset e vendimmarrjes, në hartimin e politikave dhe mbështetjen e zhvillimit të përgjithshëm të komunitetit.

Sipas këtyre të dhënave:

Problemet e identifikuara mund të kapërcehen me zgjidhje sistematike që e mbështesin bashkëpunimin ndërmjet institucioneve shtetërore dhe universiteteve; mbështetje për projektet përkatëse aplikative dhe shfrytëzimin e bazave të të dhënave ekzistuese; krijimin e kanaleve të përhershme të komunikimit ndërmjet komunitetit akademik dhe ligjvënësve; inkurajimin e bashkëpunimit ndërmjet universiteteve.

Efektet e ndryshimit që do të ndodhte me zbatimin e këtyre masave janë të gjera dhe shumështresore:

Ndikimi i institucioneve të arsimit të lartë në komunitet është gjithmonë i dyanshëm dhe është bazë për mbështetjen e ndërsjellë dhe shtysë për zhvillim. Megjithatë, ndoshta rezultati më domethënës i një përfshirjeje të tillë të komunitetit akademik është baza e sigurt për zhvillimin demokratik që bazohet në respektimin e diversitetit, lirinë e fjalës, zgjedhjen e lirë dhe pjesëmarrjen përkatëse të qytetarëve në proceset vendimmarrëse.

Në kuadër të projektit “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” të drejtuar nga SPA-ja, janë përgatitur tre dokumente të politikave publike, si më poshtë: (1) dokumenti i politikave publike me titull “Përmirësimi i cilësisë së arsimit të lartë – perspektiva studentore” që u prezantua publikisht në promovimin e mbajtur në Hotelin “Karposh” të enjten, më 18.11.2021. duke filluar nga ora 11.00, (2) dokumenti i politikave publike “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë dhe shkencën dhe kushtet për standarde më të larta”, i cili u prezantua publikisht në promovimin që u mbajt në Hotelin “Karposh” të dielën, më 21.11.2021. duke filluar nga ora 11.00 dhe (3) dokumenti i politikave publike “Prania në publik e personelit akademik dhe institucioneve të arsimit të lartë dhe ndikimi i tyre në komunitet”, i cili u prezantua publikisht në promovimin që u mbajt në Hotelin “Karposh” ditën e shtunë, më 27.11.2021 me fillim në orën 11.00. Projekti “Cilësia e mësimdhënies në arsimin e lartë” financohet nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni, dhe zbatohet nga ekipi i ekspertëve të SPA-së.

—————————————————

29 Nëntor 2021