Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Në kuadër të projektit “Politikat dhe praktikat për banim adekuat”, më 28 janar 2020, Qendra Kombëtare e Romëve e prezantoi raportin e hulumtimit “Kam të drejtë të jetoj në mjedis urban”, i cili përmban informacion mbi situatën me shtëpitë e legalizuara rome.

Aktivitetet e projektit që zbatohet nga Qendra Kombëtare e Romëve kanë të bëjnë me të drejtën për legalizimin e shtëpive të romëve, dhe ato u zbatuan përmes disa kanaleve të ndryshme, por gjithsesi të përshtatura me situatën që ndërlidhet me Kovid-19. Projekti siguroi informacion për qytetarët në lidhje me proceset aktuale, rregullat dhe rregulloret ligjore për legalizim, si dhe për propozimet për miratimin e mundshëm të ligjit të ri për legalizim.

Projekti “Politikat dhe praktikat banim adekuat” mbështetet financiarisht nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni.

—————————————————

28 Janar 2021