Me mbështetjen e Fondacionit Shoqëri e Hapur – Maqedoni, në kuadër të Konceptit të Partneriteteve në Komunitete për Avancimin e Demokracisë Lokale, Rrjeti i LAG-eve me seli në Krivogashtani, në vitin 2019 realizoi projektin “Së bashku për mbrojtjen e mjedisit” në komunën e Manastirit.
Një nga qëllimet e projektit ishte krijimi dhe dorëzimi i një dokumenti në komunën e Manastirit me rekomandime për përmirësimin e cilësisë së ajrit, ujit dhe tokës si dhe për mbrojtjen, rregullimin dhe avancimin e zonave të mbrojtura dhe ngritjen e vetëdijes publike.
Sipas dokumentit me rekomandime dhe në përputhje me prioritetet e Komunës së Manastirit, deri më tani janë pranuar 3 (tre) nga 9 (nëntë) rekomandimet e propozuara:
- Futja e transportit publik ekologjik me standardin “Euro 6” – https://bit.ly/3nJpn8j
- Subvencionimi për të përmirësuar cilësinë e ajrit të ambientit – https://bit.ly/3bQTBnB dhe https://bit.ly/3qog3In
- Zhvillimi i Artit të Gjelbër – https://bit.ly/2XCld7h
Të gjitha rekomandimet e dorëzuara nga Rrjeti i LAG-eve mund të gjenden në dokumentin më poshtë.
—————————————————
14 Janar 2021