Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Duke e ndjekur dinamikën e planifikuar për përgatitjen e Planit të pestë kombëtar aksional për Partneritetin për Qeverisë të Hapur 2021-2023, më 3 nëntor 2020, u mbajt një e-takim dy-orësh i punës, gjegjësisht e-punëtori për fushën prioritare “Qasja në drejtësi”.

Takimi u organizua për të gjetur ide dhe zgjidhje përmes një diskutimi të hapur, para së gjithash në lidhje me problemet dhe angazhimet e PKA4 për PQH 2018 – 2020 që nuk janë përmbushur ose janë përmbushur pjesërisht dhe nevojën për t’i përfshirë ato në planin e ri aksional. Në të njëjtën kohë, në takimi u hap diskutim edhe për rezultatet e marra përmes pyetësorit për vlerësimin e zbatimit të angazhimeve të PKA4 për PQH dhe për nevojën për përfshirjen e tyre në PKA5 të ri.

Lehtësuesit e takimit ishin Ivona Stalevska nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni dhe Vesna Shapkoski nga Stacioni “P.E.T.”.

Republika e Maqedonisë së Veriut është pjesë e iniciativës globale të Partneritetit për Qeveri të Hapur (PQH), e cila është një platformë ndërkombëtare brenda së cilës autoritetet dhe organizatat e shoqërisë civile përpiqen që qeveritë të jenë më të hapura dhe më të përgjegjshme para qytetarëve të tyre. Në përputhje me angazhimet e ndërmarra nga të gjitha vendet që i janë bashkuar kësaj nisme, deri më tani Qeveria e RMV-së ka miratuar katër plane aksionale (në vitin 2012, 2014, 2016 dhe 2018). Sipas kornizës kohore, në gjashtë muajt e ardhshëm, vendi ynë do të punojë në përgatitjen e Planit të Pestë Kombëtar Aksional për PQH për periudhën 2021-2023. vit, një proces që parashikon përfshirjen e të gjithë aktorëve relevantë.

—————————————————

4 Nëntor 2020