Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Këto ditë në Manastir zbardhën tabela me një hartë të qytetit me një mesazh-thirrje për qytetarët

Që t’i shënojnë pikat e zeza të qytetit që nuk janë riparuar prej vitesh dhe në fakt janë plagë të qytetit. Ky aksion, i organizuar dhe i zbatuar nga aktivistë nga Manastiri, në mënyrë aktive i përfshin qytetarët në zbulimin e mikro-problemeve që i prekin komunitetet e tyre, gjegjësisht me të cilat përballen për çdo ditë.

Tabelat me harta kanë kuti me hanzaplastë të vegjël me të cilët qytetarët i shënojnë plagët e qytetit, duke i theksuar kështu problemet me të cilat përballen në lagjet dhe komunitetet e tyre. Aksioni gjithsesi u realizua me dëshirën dhe insistimin që autoritetet të reagojnë dhe të punojnë më aktivisht për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Në të njëjtën kohë, në kutitë që gjenden në tabelat me harta, qytetarët do të kenë mundësi t’i lënë mendimet e tyre edhe për problemet e tjera që i prekin ata. Këto reagime të regjistruara të qytetarëve do t’u komunikohen ndërmarrjeve dhe institucioneve kompetente publike, por ato gjithashtu mund të jenë edhe frymëzim për aksione të reja në periudhën e ardhshme.

Ky aksion gueril i aktivistëve nga Manastiri është pjesë e aktiviteteve, me të cilat ata përpiqen në mënyrë kreative t’i përmirësojnë kushtet e jetesës në qytet dhe rrethinë dhe të bëjnë presion mbi autoritetet për të zgjidhur problemet me të cilat përballen qytetarët. Aktivizmi kreativ, si një formë e aktivizmit qytetar, qartë i vizualizon problemet, e nganjëherë arrin edhe të kontribuojë për zgjidhjen e tyre. Kur arti vihet në funksion, mund të bëjë ndryshime reale.

Aktiviteti është i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur– Maqedoni.

—————————————————

30 Qershor 2021