Facebook Twitter Youtube Flickr Instagram

Maqedonisë së Veriut i mungojnë hulumtimet për të siguruar informacione më të hollësishme që mund të shpjegojnë më mirë lidhjen midis drejtësisë sociale, korrupsionit dhe boshllëqeve në sundimin e ligjit në shumë aspekte të jetës shoqërore. Diskriminimi në institucionet e arsimit të lartë, nga ana tjetër, është një fenomen në vendin tonë për të cilin ka gjithashtu një mungesë të konsiderueshme informacioni, për sa i përket pranisë së tij, gjë që çon në “ngulitjen” e diskriminimit. Kjo e rrit hendekun e pabarazisë midis studentëve në bazë të ngjyrës së tyre të lëkurës, origjinës, përkatësisë kombëtare ose etnike, gjinisë, seksit, orientimit seksual, identitetit gjinor, përkatësisë në grupin e margjinalizuar, gjuhës, origjinës shoqërore, fesë ose bindjes fetare, bindjes politike, bindjes tjetër, paaftësisë, ose ndonjë bazë tjetër.

Projekti “Perceptimi i studentëve për diskriminimin” i zbatuar nga Forumi Arsimor Rinor (FAR), i mbështetur nga Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni përmes konceptit Pjesëmarrja e shoqërisë civile për drejtësinë sociale do të përpiqet të ngrejë çështjen e diskriminimit në arsimin e lartë, si dhe të kontribuojë në zvogëlimin e tij përmes aktiviteteve të shumta të projektit.

Në kuadër të projektit, FAR në bashkëpunim me Rrjetin e Organizatave të Shoqërisë Civile për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi, duke kryer një hulumtim mbi perceptimin e diskriminimit nga studentët në universitetet në Shkup, Shtip, Manastir dhe Tetovë, si dhe duke kryer një fushatë për aktualizimin e fenomenit të diskriminimit të pranishëm në arsimin e lartë, do të përpiqet të nxjerrë në pah dhe ta bëjë më të dukshëm problemin e diskriminimit në arsimin e lartë.

Në të njëjtën kohë, duke krijuar një modul arsimor për luftimin e diskriminimit dhe ngritjen e nivelit të të drejtave të studentëve të dedikuara për ombudsmanët e studentëve në fakultete dhe universitete, dhe duke krijuar ose ndryshuar politikat për të promovuar barazinë dhe për të ulur diskriminimin në fakultete dhe universitete, projekti do të përpiqet edhe ta zvogëlojë diskriminimin ekzistues në arsimin e lartë.

Për aktivitetet aktuale të projektit, ndiqni Forumin Arsimor Rinor në ueb-faqen e tyre ose profilin në Facebook.

—————————————————

23 Mars 2021